e mërkurë, 16 prill 2008

Juve mposht me lehtesi Parmen

Raffaele Palladino ka shënuar një gol mjaft të bukur, derisa Juventus shënoi fitore 3-0 ndaj Parmës, për të forcuar kështu pozitën e tretë në tabelën e Serie A. Ndeshja ishte paraparë të luhej dy javë më parë, saktësisht më 30 mars, por që u anulua për shkak të vrasjes aksidentale të një tifozi të Parmës. David Trezeguet i dha Juventusit epërsinë pas 16 minutash lojë. Pas një harkimi të Del Pieros nga korneri, portieri i Parmës, Luca Bucci, nuk arriti të kapë topin, i cili përmes kokës së Camoranesit arriti tek Trezeguet, që nuk fali në mesin e turmës para golit. Palladino shënoi golin e dytë pas gjysmë ore lojë (30’), me goditje nga largësia, ndërsa goli i tretë ishte një autogol i Stefano Morrone, pas një devijimi të goditjes së Tiagos (77’). Një minutë më pas, mbrojtësi i Parmës, Fernando Couto, u dërgua jashtë loje. Juventus grumbullon 64 pikë, tetë më shumë se Fiorentina që gjendet në vendin e katërt (56’). Dy pozitat e para në tabelën e Serie A, okupohen nga Inter(75pikë) dhe Roma (71 pikë).

Nuk ka komente: