e hënë, 21 prill 2008
Del Piero: Në kombëtare, edhe si mesfushor!
Tri gola në Bergamo, 17 në këtë kampionat, 151 të shënuara gjithsej në kampionat. Është një Alex Del Piero me "numra të mëdhenj", ai që udhëhoqi Juventusin në fitoren 4-0, me të cilën bardhezinjtë thyen Atalantën në shtëpi. Ndeshjet paraeliminatore të Championsit janë tashmë të siguruara. Për matematikën duhet edhe një pikë, por festa ka filluar që tani, para së gjithash për Del Pieron. "Unë shpresoj gjithnjë të bëj maksimumin, përgatitem të jap më të mirën nga vetja, ndonjëherë ia arrij, ndonjëherë jo, - tha kapiteni bardhezi, pas tregolëshit të tij në Bergamo. - Duhet vërtet edhe pak për objektivin e madh, tani duhet të durojmë, por do të thotë shumë, nëse ia dalim në një vit që, sipas meje, deri tani ka qenë i shkëlqyer për Juven." Tri gola edhe për renditjen e golashënuesve dhe për Donadonin, në prag të Europianit. "Më mirë të mendojmë për të dielën që vjen, ta shijojmë këtë fitore që na dha tri pikë të rëndësishme, që konsolidojnë vendin tonë të tretë, - vazhdon Del Piero. - Për këto gjëra duhet të mendojmë, dhe jo për të tjera. Nuk besoj se Donadoni do të më telefonojë sot (dje). Nuk kemi folur kohët e fundit, pastaj nuk e shoh të arsyeshme se pse duhet ta bëjë. Rëndësi ka që të më thërrasë ditën e duhur. Europianin e synoj shumë, të presim vendimin e Donadonit, por jeta ime ecën para. Kam thënë vetëm një gjë në kombëtare: që mund të luaj edhe si mesfushor. Por kjo vlen edhe për Juventusin." Del Piero saktëson "jo"-në e pohuar shtatorin e shkuar. "Në atë rast, - sqaroi sulmuesi, që kërkoi të aktivizohej me "azzurrët" në rolin e tij ideal si sulmues i dytë, - në ndeshjen me Francën luajta si mesfushor anësor. Eshtë një rol që, për sakrificat që mund të jap, nuk më lejon të jap aq sa ç'jap si sulmues. Nuk ka probleme në këtë kuptim, Donadoni e di shumë mirë. Kur luhet me tre sulmues ose me dy apo dhe një, mund të luash në fazë ofensive dhe mbrojtëse. Nuk është e vërtetë që s'jemi pajtuar me Donadonin, kemi folur edhe para disa grumbullimesh. Nuk është ndonjë problem vlefshmërie apo sakrifice. Edhe te Juvja nuk mund të luaj si mesfushor, është diçka e dukshme."
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment