e premte, 12 dhjetor 2008

Kaka mund të mungojë kundër Juves

Superylli i Milanit, Leite Kaka, sipas të gjitha gjasave do të mungojë në ndeshjen derbi kundër Juventusit, pasi që sot nuk është paraqitur në stërvitje. “Sky Sport Italia” njofton se Kaka është stërvitur ndaras nga skuadra, brenda në palestër, dhe ai është në dyshim për takimin e të dielës ndërmjet dy gjigantëve të futbollit italian. Mungesa e tij do të ishte një goditje e madhe për skuadrën e Ancelottit, pasi dihet se ata do të luajnë në mungesë të mesfushorit Gennaro Gattuso. Duke ditur që Kaka është në dyshim për të dielën, Carlo Ancelotti ka provuar një treshe sulmuese me Clarence Seedorf, Ronaldinho dhe Alexandre Pato.

Nuk ka komente: