e premte, 12 dhjetor 2008

Buffon kërkon 250 mijë funte në javë nga City

Ekipi i Manchester Cityt mund të nënshkruajë me portierin e Juventusit, Gigi Buffon, nëse zotohet se do ta paguajnë italianin me një shumë prej 250 mijë funtesh në javë, shkruan Daily Mail. Ndjekja e Cityt për 30-vjeçarin italian ka stagnuar për shkak të lëndimit të tij gjatë muajit të kaluar. Por, Buffon së shpejti do të rikthehet në fushë dhe kjo do të jetë vendimtare nëse City do të dërgojë ofertë ose jo. Buffon parashihet se do të transferohej për 20 milionë euro, ndërsa City do të harxhonte edhe 13 milionë euro në vit për pagën e lojtarit, i cili aktualisht merr 90 mijë në javë. Menaxheri Mark Hughes thuhet se i ka dhënë dritë të gjelbër transferimit, sa i takon formës së Buffon, por megjithatë ai ka besim edhe në numrin 1 të tashëm, Joe Hart, andaj është duke kërkuar edhe durim nga agjentët.

Nuk ka komente: