e premte, 12 dhjetor 2008

Blanc: Kush fiton, do ta frikësojë Interin

Pas kualifikimit për në 1/8 e finaleve të Ligës së Kampioneve, Juventusi do të ngjitet sërish në sfidat e kampionatit, ku menjëherë, të dielën do të impenjohet seriozisht në ndeshjen ndaj Milanit. Nëse trajneri Claudio Ranieri nuk beson se kjo sfidë është vendimtare për titullin, administratori i deleguar i bardhezinjve, Jean-Claude Blanc, kundërshton trajnerin e tij: “Do të jetë padyshim një ndeshje shumë e rëndësishme, pasi ajo skuadër që humbet do të zgjerojë në nëntë pikë diferencën e saj nga Interi, sepse zikaltrit do të jenë të impenjuar në “San Siro” në një ndeshje kundër Chievos, e cila me shumë mundësi do të fitohet lehtësisht nga djemtë e Jose Mourinhos. Ndërmjet nesh dhe Milanit ekziston një respekt i madh dhe me bindjen se kjo sfidë do të dhurojë një spektakël madhështor, duam t’u tregojmë të gjithë sportdashësve në bote se, futbolli modern ekziston vetëm në Itali”.

Nuk ka komente: