e premte, 12 dhjetor 2008

Ancelotti: Dua Chiellinin e Del Pieron kuqezinj

Trajneri i Milanit, Carlo Ancelotti, gjatë një interviste për “Sky Sport”, tregon se takimi Juve-Milan është një sfidë e rëndësishme, por nëse kuqezinjtë humbin, atyre nuk do i priten shpresat për të fituar kampionatin: “Nuk besoj se po të humbim do ta braktisim përfundimisht betejën për titullin, por nga ana tjetër një fitore kundër bardhezinjve do shërbente për të rritur moralin e skuadrës. I njëjti diskutim vlen edhe për Juventusin, nëse do të fitojë kundër nesh, vështirë se mund të ndalet më në kampionat”. Duke i hedhur një sy ish skuadrës së tij, Juventusit, Anvelotti nuk e fsheh admirimin e madh që ka për dy lojtarë të formacionit bardhezi: “Një mbrojtës si Chiellini do dëshiroja ta kisha në skuadër. Për momentin është mbrojtësi më i mirë në Itali”. Pas lavdërimeve ndaj Chiellinit, trajneri i Milanit fton Aleks Del Pieron që një ditë t’i bashkëngjitet skuadrës kuqezi: “Nëse do vinte te Milani, do t’i jepja fanellën numër 10 të Seedorfit, ndoshta kështu i vjen dëshira për të përfunduar karrierën e tij me ne. Një lojtar serioz si ai, çdo trajner do ishte i lumtur ta kishte në skuadër”, ka thënë buzagaz Ancelotti, i cili mendon që një fitore ndaj torinezëve do të ishte dhurata e tij e Krishtlindjes për presidentin e kuqezinjve, Silvio Berlusconi: “Gjëja që do më shumë presidenti ynë janë fitoret dhe ndeshjet e bukura. Do më pëlqente që gjatë këtyre tri takimeve që kanë mbetur, të shikonte Milanin që ëndërron, pra një skuadër fitimtare dhe që luan bukur në fushë”. Në përfundim, trajneri i Milanit flet për gjendjen e skuadrës së tij: “Lajme të mira më vijnë nga Pirlo, i cili është stërvitur rregullisht dhe të dielën do jetë në fushë. Ronaldinho po ashtu është stërvitur mirë gjatë javës, të njëjtën gjë ka bërë edhe Emerson. Përsa i përket Seedorfit dhe Ambrosinit, shpresojmë t’i rikuperojmë deri të dielën. Përsa i përket italianit jemi optimistë se do t’ia dalë, ndërsa Seedorf rrezikon të mos grumbullohet”, ka përfunduar Carlo Ancelotti.

Nuk ka komente: