e premte, 12 dhjetor 2008

Chamions League: Shorti, rrezik anglez për Interin e Juven


Të mërkurën ka përfunduar faza e grupeve në Ligën e Kampioneve. Gjashtëmbëdhjetë janë skuadrat e kualifikuara, ndër të cilat tri janë italiane: Interi, Juventusi dhe Roma. Është eliminuar Fiorentina, por duke fituar në Bukuresht kundër Steauas, ajo ka fituar të drejtën për të vazhduar aventurën e saj evropiane në Kupën UEFA. Në 19 dhjetor në Nion të Zvicrës është programuar të hidhet shorti, i cili do të vendosë çiftet e një të tetave të Ligës së Kampionëve. Në këtë fazë të këtij kompeticioni nuk do të kenë mundësi të përballen skuadrat e të njëjtit vend dhe skuadrat, të cilat gjatë fazës së parë kanë qenë pjesë e të njëjtit grup. Ndeshjet e para të turit të dytë të Ligës së Kampioneve do të zhvillohen në datat 24 dhe 25 shkurt. Ndeshjet e para në shtëpi do t’i luajnë skuadrat që janë renditur të dytat në grupet e tyre. Ndërkohë, që ndeshjet e kthimit do të luhen në datat 10 dhe 11 mars.

Rivalët e mundshëm të Juventusit: CHELSEA, SPORTING LISBON, ATL. MADRID, VILLAREAL, LYON, ARSENAL

Nuk ka komente: