e enjte, 11 dhjetor 2008

Goncharenko: Do të lëmë përshtypje kundër Juventusit

Trajneri i skuadrës bjelloruse BATE Borisov, Victor Goncharenko, gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes së sotme kundër Juventusit ka thënë se skuadra e tij dëshiron të lë përshtypje të mirë kundër gjigantëve italianë. Zonja e Vjetër takohet të mërkurën mbrëma në Stadio Olimpico të Torinos kundër BATE Borisov, ndërsa i nevojitet vetëm një barazim për të përfunduar në vendin e parë të Grupit H, pasi që tashmë e ka të siguruar pjesëmarrjen në fazën ‘knockout’ të Ligës së Kampionëve. “Dëshirojmë të lëmë një përshtypje të mirë dhe ta përfundojmë punën tonë në Evropë me një ndeshje të mirë”. “Kundër Realit dhe Zenitit kemi luajtur me një nivel të lartë dhe kemi mundur të nxjerrim diçka më shumë nga ato takime. Kundër Juventusit jemi të gatshëm ta japim maksimumin”, ka përfunduar Goncharenko.

Nuk ka komente: