e shtunë, 31 maj 2008

Giovinco: Mundemi te fitojme Ligen e Kampioneve

Sebastian Giovinco, ylli i ri i Juventusit mezi pret te filloje sezoni i ardhshem per ta fituar trofeun e Liges se Kampioneve. "Amauri tha se do te jep gjithcka nga vetja per te fituar Ligen e Kampioneve? Po, jam i bindur se ashtu do te jete" - theksoi Giovinco. "Juventus eshte klub prestigjioz dhe ne gjake e kane qe te luftojne per Scudetton dhe Ligen e Kampioneve. Deri me tani Juventus eshte klubi me impresiv dhe me i suksesshem ne pazar qe sillet ne transferimet e reja. Por tash eshte vetem fundi i majit dhe ka shume kohe deri ne mbylljen e pazarit". "Deri tani vecanerisht mendoj ne pjesemarrjen time ne Pekin, me kombetaren Olimpike. Treguam se mundemi te arrijme suksese edhe ne ndeshje te tilla". Giovinco eshte njeri prej lojtareve te rinj me me shprese ne Evrope. Numer i madh i klubeve cdo dite shfaqin interes per kete lojtar. Me te nxehte shihet se jane Palermo te cilet ne disa kthesa edhe publikisht e konfirmojne interesin e tyre. Sicilianet e donin si pjese e largimit te Amaurit, por perkundrazi Zonja e Vjeter mbeten pas talentit te tyre dhe treguan se shpresa e re e futbollit italian do te kete ardhmeri te gjate ne klubin e tyre. Giovinco tregoi edhe talentin e tij ne ndeshjet ku kombetarja e Italise deri me 21 vjec, mori pjese ne turneun Tolone, duke triumfuar me kombetaren dhe duke u zgjedhur lojtari me i mire i ketij turneu.

Blanc: Trezeguet dhe Iaquinta do te qendrojne

Administratori gjeneral i Juventusit, Jean-Claud Blanc, eshte i bindur se per David Trezeguet dhe Vincenzo Iaquinta nuk eshte rrezikuar nje vend ne Juventus pas ardhjes se Amaurit. "Ardhja e Amaurit dmth se David dhe Vincenzo do te ikin? - Ne asnje menyre! Deshira jone eshte te forcojme ekipin dhe jo te dobesojme. Si mundet t'i leshojme kesi lloj lojtare ne qofte se deshirojme te fitojme Ligen e Kampioneve sezonin e ardhshem?! Per nje gje te tille duhet nje sulm i fuqishem, dhe ne kemi ne dispozicion lotjare te klasit boteror, sic jane: Del Piero, Trezeguet, Iaquinta dhe Amauri" - ka thene Blanc. Ne rastin tjeter, shihet se edhe i riu Palladino dhe mesfushori Marchionni, nuk do te largohen nga Zonja, te cilet kane shprehur deshire per te qendruar ne Torino edhe vitin e ardhshem. Qe te dy lojtaret kane shperthyer ne miqesoret ku Juventusi eshte ndeshur ne turneun qe ka marre pjese ne kontinentet e Azise dhe ne Australise, dhe nuk e mendojne fare largimin nga Torino.

Alonso e dëshiron Juventusin

Agjenti i mesfushorit të Liverpoolit, Xabi Alonso, Inaki Ibanez, ka zbuluar se klienti i tij është i interesuar për një kalim tek Juventusi, pavarësisht interesimit të gjigantit spanjoll, Real Madrid. Bardhezinjtë janë në proces të rindërtimit të ekipit të tyre, derisa janë në kërkim të sfidave në të gjitha frontet gjatë sezonit të ardhshëm. Alonso është një prej lojtarëve më të kërkuar të Zonjës së Vjetër dhe Claudio Ranieri do të dëshironte që spanjolli të krijonte një partneritet në mesfushë me ish-mikun e tij të Liverpoolit, Momo Sissokon. “Është e vërtetë se klienti im kërkohet nga Real Madrid, por për momentin po negociojmë vetëm me Juventusin. Në këtë moment Alonso është fokusuar në Kampionatin Evropian, por ai ka thënë se është krenar që ish-klubi i Zidane dhe Platini e kërkon atë”, ka thënë Ibanez. Bardhezinjtë dëshirojnë të paguajnë 15milionë stërlina, ndërsa Liverpooli e ka caktuar për mesfushorin shumën prej 16 milionë stërlina, në qoftë se dëshirojnë ta shesin në një ekip tjetër.

e premte, 30 maj 2008

Miqesore: Victory Melbourne - Juventus 1-4

Juventusi para disa casteve ka fituar ekipin australian Victory Melbourn me rezultatin 1-4. Golat per Juventusin i shenuan Legrottaglie ne minuten e 6, Palladino ne minuten e 65 dhe ne minuten e 94, si dhe Marchionni ne minuten e 90 te ndeshjes. Golin e vetem per vendasit e shenoi Hernandez ne minuten e 56 te ndeshjes. Kjo eshte fitorja e pare e Juventusit ne kuader te "Ekskursionit" qe pati ne Kontinentet e Azise si dhe te Australise.
Te dhena rreth ndeshjes
VICTORY MELBOURNE-JUVENTUS 1-4
VICTORY MELBOURNE (4-4-2): Theoklitos; Muscat, Pace, Celeski (74' Berger), Ryall; Kemp, Elasi (68' Caceres), Broxham (74' Pantelidis), Ward; Hernandez (80' Patafta), Pondeljak (46' Thompson). All. Merrick
JUVENTUS (4-4-2): Vanstrattan (82' Fiory); Zebina, Stendardo, Legrottaglie (64' Rossi), Birindelli; Marchionni, Zanetti, Tiago, Molinaro (66' Pasquato); Palladino, Paolucci (46' Castiglia). All. Ranieri
GJYQTARI: Williams (Aus)
GOLASHENUES: 6' Legrottaglie (J), 56' Hernandez (V), 65' st Palladino (rig, J), 90' Marchionni (J), 94' Palladino (J)
TE NDESHKUAR ME KARTON TE VERDHE: Zanetti (J), Theoklitos (V)

Zyrtare: Amauri nenshkruan me Juventus

Amauri me ne fund nenshkruan me Juventusin. Para disa casteve, lojtari ka firmosur kontrate 4 vjecare me Juventusin ne kampin Vinovo te Torinos, me nje page prej 12.8 milione euros, si dhe lojtaret Antonio Nocerino dhe Davide Lanzafame (ky i dyti do te jete ne bashkepronesi me Juventusin). Lojtari vizitat mjeksore i ka kryer te marten, ndersa per te ardhur deri te zyrtarizimi eshte dashur qe te pritet edhe tre dite te tjera. Lojtari ne Torino do te perfitoje page vjetore rreth 3.5 milione euro si dhe nje "Ekstra Bonus" me vlere prej 250 mije euro.

e martë, 27 maj 2008

Xabi Alonso gjate kesaj jave ne Juventus

Televizioni italian Sky ka theeksuar se prokuratori i lojtarit te Liverpoolit, Xabi Alonso, Inaki Ibanez do te jete ne Torino ne disa ore te ardhshme. Juventusi i ka propozuar lojtarit nje kontrate prej 3.5 milione euro ne nje sezone. Sic po shkojne punet, shume e besueshme eshte se ne Juventus emri me i ri si perforcim te skuadres do te jete spanjoli i radheve te mesfushes se Liverpoolit, Xabi Alonso, i cili ne Torino do te transferohet me nje shume rreth 18.5 milione euro.

Buffon: Duhet ta marrim Aquilanin

Gianluigi Buffon, portieri i Juventusit thote se eshte teper zgjedhe e mire sjellja e Aquilanit ne radhet e tyre. Buffon po mundohet te supozoje transfer te ri tek aktivistet e tij. Behet fjale per Play-Makerin e ri te radheve te AS Roma, Alberto Aquilani. Portieri momentalisht gjindet se bashku me Aquilanin ne pregatitjet per EURO 2008 dhe keshillon Alessio Seccon se ai do te ishte perforcim i shkelqyeshem per skuadren. "Mendoj se do te duhet ta marrim Aquilanin. Duhet te sjellim lojtare kualitativ kete vere, na nevojitet force e re per sezonin e ardhshem, gjegjesisht lojtare te ri shprese", - theksoi Buffon. Juventus jane ne fazen e perforcimit te skuadres se tyre ne kuader te sezonit te ardhshem. Giovani Cobolli Gigli me heret kishte thene se klubi duhet te sjelle lojtare te rinj, dhe ja pra nje mundesi per pranimin e keshillave te Buffoni per ta sjellur Alberto Aquilanin.

Milani dhe Juventusi në kërkim të Quagliarellas

Sulmuesi i Udineses, Fabio Quagliarella, pritet të jetë një prej transferimeve më të nxehta në Itali gjatë afatit kalimtar të verës. Milani dhe Juventusi janë në luftë për të angazhuar Quagliarellan, ndërsa dëshirojnë që të gjitha detajet t’i rregullojnë ende para fillimit të kampionatit. Milani është në kërkim serioz të një sulmuesi i cili do ta forconte ekipin për sezonin e ardhshëm, ndërsa në mesin e emrave që përmenden janë Drogba, Eto’o, Amauri, ndërsa edhe Quagliarella është një prej caqeve për përforcimin e rosonerëve. Në anën tjetër, Juventusi kërkon zëvendësim për Vincenco Iaquintan i cili është i pakënaqur për shkak të statusit të tij, dhe pritet që të kalojë tek Roma ose Napoli. Juventusi, mund të ketë një përparësi para Milani, nëse Quagliarella vendos të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve.

e hënë, 26 maj 2008

Amauri ne Torino

Sulmuesi brazilian, Carvalho Oliveira de Amauri i radheve te Palermos, gjendet ne Torino ku pritet t'i shtrohet vizitave mjeksore dhe per te firmosur kontrate kater vjecare me klubin e Juventusit. Lojtari ka qene shenje synimi i shume ekipeve te medha europiane, mirepo ka vendosur qe karrieren e tij ta vazhdoje ne klubim me me shume trofe italian, Juventusin. Ka qene vete lojtari i cili ka shprehur deshiren qe te largohet nga Palermo per tu transferuar ne Torinon e Juventusit. "Do te kem nderin te luftoje per shume trofe"- kane qene fjalet e para te Amaurit si nje lojtar i ri i Juves. Kete klub e kam dashur dhe e kam enderruar qe ne femijeri, atehere kur klubi udheheqeshte nga legjenda Michel Platini. E kisha enderr Juventusin, dhe ja qe tash jam pjese perberese e ketij klubi. Zgjodha Juven e jo Milanin ngase Juventusi eshte ekip me prestigjioz dhe me shume trofe. Do te kem rastin qe me Juventusin te luftoje edhe per Ligen e Kampioneve. Kjo eshte nje enderr per mua. Cdohere kam lutur Zotin qe ndonjehere te jem pjese e ndonje ekipi te madh, sikurse qe eshte Juventusi. Juventusi ka tradite te gjate shekullore. Eshte klubi me me shume trofe ne Itali, dhe njeri nder klubet me prestigjioze ne Europe. Ketu do te mundohem te jap maksimumin tim per t'i ndihmuar kesaj skuadre. Do te kem dhe nderin te luaje perkrah nje Del Piero, qe per mua simbolizon "Legjenden e gjalle" te Juventusit. Ai eshte "Nuove Capocannoniere" i vertete. Cdohere din se si te mbaje dhe te udheheqe ekipin. Eshte nje lider i pashmangshem. Perkrah tij do te kem dhe me teper motivacione per te luajtur me forcen e fundit" - ka perfunduar braziliani. Lojtari Juventusit i ka kushtuar rreth 12 milione euro, si dhe lojtaret Antonio Nocerino dhe Davide Lanzafame, (ky i dyti do te jete ne bashkepronesi me Palermon). Amauri ne Juventus do te perfitoje nje page rreth 3.7 milione eurosh ne sezone.

Zonja e Vjeter vazhdojne me punen e panderprere

Juventus jane drejt rruges se shitjes te Sergio Bernardo Almiron, por gjithashtu dhe ta blejne mbrojtesin kinez, shpresa e re e Shenhua, Yang Yun. Drejtuesit e Zonjes se Vjeter vazhdojne me punen e panderprere per ta perforcuar ekipin per sezonin e ardhshem, kur duhet te sulmojne triumfin e Serie A dhe gjithashtu triumfin ne Ligen e Kampioneve. Argjentinasi Almiron rikthehet ne radhet e Juventusit pas kompletimit te huazimit ne klubin e Monacos, por transmetohet se menjehere do te jete i drejtuar ne ndonje klub tjeter, kesaj radhe ne Itali. Juventus tashme nje kohe te gjate po mundohen ta zgjidhin situaten me Almiron, por vendimi sikur ngadale po largohet. Nga ana tjeter, Zonja e Vjeter eshte drejt rruges per ta sjellur ne Torino mbrojtesin kinez, shpresen e re te Shenhuas, Yang Yun. 20 vjecari mendohet per njerin nder mbrojtesit me perspektiv te Kines, ku edhe dukshem eshte bindur edhe trajneri i Juves, Claudio Ranieri, dhe se ia ka terhequr vemendjen lojtarin javen e kaluar. Trajneri i Juves edhe ate si beson ne ardhmerine e ndriteshme te ketij djaloshi te ri.

Atletico Madrid kerkon Tiagon

Kualifikimi per ne Champions League ka hapur rrugen e investimeve tek Atletico Madrid. Klubi spanjoll ka nisur bisedimet me Juventusin per te marre portugezin Tiago Cardoso Mendes. Marreveshja mes shoqerise "camiseta rojiblanca" dhe lojtarit eshte arritur prej kohesh. Juventus mund te heqe dore nga mesfushori per nje shume jo me te vogel se 10 milione euro, shume e cila eshte duke u diskutuar mes paleve ne bisedime.

Juventus interesohet për Malouda

Klubi italian Juventus, është duke u interesuar për anësorin e Chelseat, francezin Florent Malouda. Pas arritjes së Avram Grant në stolin e Chelseat, Florent Malouda shumë më pak u gjend në terrenin e gjelbër. Sipas “Le Parisien”, Juventus kërkon që ta shfrytëzojë situatën e pakënaqshme të përfaqësuesit të kombëtares së Francës, dhe ta sjellë atë në radhët e veta. Krahas Juventusit, për shërbimet e Malouda i interesuar është edhe Barcelona, në krye me trajnerin e ri Josep Guardiola.

e diel, 25 maj 2008

Casiraghi: Lanzafame sikur Cristiano Ronaldo

Pierluigi Casiraghi konkludon se bomberi i kombetares se Italise Davide Lanzafame, qe po merr pjese per kombetaren e tij ne Turneun Tolone, sugjeston: " Davide ka dicka si Cristiano Ronaldo". Ai eshte nje lojtare i ri dhe tejet i talentuar. Eshte i shpejte, i sakte, ka dribling qe e peraferson me Ronaldon dhe eshte i diciplinuar. Ai ne ndeshjen e fundit ku kombetarja e Italise deri me 21 vjec u perball me kombetaren e Turqise, shenoi nje gol tejet fantastike dhe asistoi Marchision ne golin e dyte, qe solli edhe fitoren. Lanzafame eshte nje talent qe eshte zbuluar ne radhet e Juventusit, mirepo pritet qe te kaloje ne Palermo me bashkepronesi me Juventusin per pisten Amauri. Casiraghi thekson se Giovinco dhe Lanzafame jane dy talente te klasit boterore dhe urdheron Juventusin qe mos te lejoje t'i jape ne huazim apo t'i shese dhe eshte i sigurt se te dy futbollistet do te shkelqejne ne vitet e ardhshme.

Iaquinta: Jo Napolit, 100% Juventino

Lojtari i Juventusit, sulmuesi italian Vincenzo Iaquinta, edhe njehere ka dale hapur para mediave duke thene se nuk e ka ndermend te largohet nga Juventusi, dhe se ai e sheh veten e tij bardhezi edhe per shume vite. Lojtari gjate gjithe sezonit pothuajse ka qene lojtare rezerve i Alessandro Del Pieros dhe David Trezeguet, mirepo asnjehere nuk ka kerkuar qe te largohet nga ambienti torinez. Ai eshte i lumtur te Zonja. Kete klub e ka dashur dhe e ka enderruar qysh ne femijeri. Nuk mendon largimin, mirepo shprehet tejet optimist per sezonin e ardhshem. "Do te ndeshemi ne tre fronte (Scuddetto, Coppa Italia dhe Champions). Do te kemi me shume hapesira per t'i treguar cilesite dhe aftesite tona. Iaquinta ka folur edhe per pisten Amauri. Ai eshte lojtare i shkelqyeshem. Do te na ndihmoje shume, mirepo nuk i trembem ardhjes se tij, por do te vazhdoje te jap maksimumin tim gjate gjithe ndeshjeve. Fare nuk i trembem konkurrences. Kur erdha ne Juventus ne vitin 2007, kisha perballe meje dy legjenda te ketij klubi, Alex Del Piero dhe David Trezeguet. E dija se ne Juventus do ta kem me teper veshtire se sa ne Udinese, mirepo Juventusi mbetet Juventus" - ka perfunduar sulmuesi Iaquinta.

e shtunë, 24 maj 2008

Miqesore: Parma fiton Fiat Cup

Juventusi edhe njehere ka pesuar disfate. Kesaj radhe ka humbur dy ndeshje, njeren nga Shanghai Shenhua me rezultatin 2-1, dhe tjetren nga Parma, gjate ekzekutimit te penaltive. Ne ndeshjen me Shanghai Shenhua nikoqiret kane pasur epersi me rezultatin 2-0, ndersa golin per Juventusin e shenoi David Trezeguet nga penalltia. Ndeshjen tjeter kunder Parmes, mbaroi me rezultatin 3-3. Golat i shenuan David Trezeguet, Marchionni dhe Paolucci. Ne ndeshjen tjeter ndermjet Parmas dhe Shangai Shenhua, fitojne italianet me rezultatin minimal 1-0. Parma fiton vendin e pare me 5 pike, Shanghai Shenhua i dyti me 3 pike, ndersa Juventusi perfundon i treti me vetem 1 pike te fituar.

Riise shume prane kalimit ne Juventus

Serish Liverpool. John Arne Riise, lojtari universal i Liverpoolit, eshte prane kalimit ne radhet e Juves. Lotjari tashme sigurisht do te largohet nga Anfield dhe destinacioni i tij i ardhshem duket se eshte pikerisht Juventusi. Lojtari ka dhene OK-in per te transferuar ne Torino. Priten vetem edhe disa gjera te vogela te konkretizohen qe lojtari te jete edhe zyrtarisht lotjar i ri i Juves. Pas Sissokos i cili erdhi ne Juventus ne afatin kalimtar te Janarit nga Liverpool, edhe dy lojtare tjere te kesaj ekipe priten qe te kalojne te Zonja e Vjeter. Alonso dhe Riise qe tani mund te themi se jane dy "Juventine te Ri". Por per te ardhur deri te kjo, pritet qe ditet e ardhshme te jene decisive.

Secco: Alonso eshte me i mire se Flamini

Drejtori gjeneral i Juventusit, Alessio Secco theksoi per Tuttosport se do te mundohen ta angazhojne Xabi Alonson mbasi nuk arriten ta sjellin Mathieu Flamini ne Torino. Secco punon panderprere per ta sjellur Alonson ne Juventus me qellim qe te forcoje mesfushen per sezonin e ardhshem ne te cilen Juventus do te ndeshet ne Ligen e Kampioneve. "Ai ka dicka me shume se Flamini" - sqaron drejtori gjeneral i Juves, i cili e mbron vendimin qe ta ndaloje te dhemurit me Milan per sherbimet e Flamini. "Karakteristikat teknike te spanjolit jane pothuajse te aferta qe neve na nevojiten" - tha Secco. Mediat angleze si dhe ato italiane lajmerojne se ne ditet e ardhshme pritet edhe zyrtarisht te jete e arritur kontrate per Alonso, transferi do te koshtoje 17 milione euro. Sido qe te jete, Alonso para disa diteve theksoi se eshte i lumtur ne Anfield dhe deshiron te qendroje ne Liverpool.

Grosso opsion interesant per Juven

Ekipi i Juventusit deshiron qe ta ktheje ne Itali mbrojtesin e majte te Lyon Fabio Grosso. Zonja e Vjeter kerkon zevendesim per Cristian Molinaron i cili nuk ka qene edhe aq i sigurte gjate ketij sezoni. Grosso kete sezone ka luajtur 30 ndeshje per Lyon dhe eshte titullar ne ekipin e Donadonit. Trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri deshiron te fuse lojtare me pervoje ne ekip i cili sezonin e ardhshem do te luaje ne Ligen e Kampioneve.

e premte, 23 maj 2008

Zyrtare: Albin Ekdal te Juventus ne 4 vitet e ardhshme

Juventus zyrtarisht kane mbyllur marreveshjen me lojtarin suedez te radheve te Club IF Brommapojkarna, Albin Ekdal, per nje shume prej 0.6 milione euro. Lojtari ka firmosur nje kontrate me Juventusin deri me 30 qershor te vitit 2012. Mesfushori ofensive Albin Ekdal eshte i lindur ne 28 korrik te vitit 1989 dhe ka te luajtur 4 sezone per Brommapojkarna ne ligen suedeze. Dy vite ka luajtur ne ekipin profesionist, kurse dy vite tjera ka luajtur ne ekipin e te rinjve. Gjithashtu ka luajtur dhe 5 ndeshje per kombeteren e Suedise deri me 19 vjec, duke shenuar 1 gol. Lojtari ka thene se eshte tejet i lumtur nga kjo kontrate e firmosur. Ai ka thene se enderra e tij eshte qe te luaje tek Juventus. Juventus eshte ekip prestigjioz, eshte ekip i madh, me shume trofe. Do te kem nderin qe do te veshe kete fanele. Une do te kem dhe nderin te luaje perkrah shume kampioneve, duke u nisur nga Del Piero etj. Nuk mund te pres fillimin e sezonit te ardhshem. Alessio Secco ka qene i kenaqur nga arritja e marreveshjes. Ai tha se Albin eshte lojtare i ri dhe shume i mrekullueshem. Ardhja e tij tek ne eshte nje "Projekt" i Juventusit per te marre lotjare te talentuar. Ne jeme shume te lumtur qe Ekdal do te vazhdoje karrieren tek ne. Ai do te jete i mrekullueshem dhe do te na ndihmoje ne te ardhmen.

Ranieri: Lampard mund te jete i suksesshem ne secilin kampionat

Trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri theksoi se Frank Lampard do te mund te merr pjese me sukses ne secilen lige te botes. 29-vjecari pikerisht ne kohen kur Ranieri drejtonte ekipin nga Stamford Bridge, erdhi te Chelsea me nje shume prej 11 milione sterlina nga radhet e West Ham. Humbja e pa fat nga Manchester United ne finalen e Liges se Kampioneve mund te kete ndikim te madh ne formacionin e Chelseat. Lampard me heret lidheshte me transfer ne radhet e Barcelones por lojtari anglez i demantoi spekulimet duke thene se eshte i lumtur tek Chelsea. Claudio Ranieri do te mundohet ta shfrytezoje periudhen e keqe qe po mbizoteron tek Chelsea dhe ta sjelle Lampard ne Juventus. "Une nuk di nese Frank Lampard do te qendroje, por mendoj se lojtar si ai mund te jene te suksesshem ne secilin kampionat" - tha Ranieri.

Zamparini: Amauri do te vazhdoje tek Juventus

Maurizio Zamparini, presidenti i klubit sicilian Palermo, ka folur rreth ceshtjes Amauri, duke theksuar se lojtari do te vazhdoje karrieren e tij ne radhet e Juventusit. Askush nuk mund ta ndaloje transferimin e lojtarit. Ai ka pranuar te gjitha kushtet e ofruara nga Juventusi dhe mezi pret qe te kaloje tek radhet e tyre. Aty do te kete mundesi te atakoje Scudetton dhe Ligen e Kampioneve. Keto gjera i kane munguar lojtarit. Ai do te nenshkruaje me Juventusin te henen, duke firmosur nje kontrate 4 vjecare. Ai do t'i koshtoje Juventusit 12 milione euro, si dhe lojtaret Nocerino dhe Lanzafame, i cili do te jete ne bashkepronesi te Juventusit.

Alonso: Nese nuk i duhem Liverpoolit, do iki

Lojtari spanjol i radheve te Liverpoolit, Xabi Alonso, ka thene se ne qofte se nuk eshte i duhur qe te vazhdoje te veshe fanellen e kuqe te Liverpool, ateher do te ike nga klubi. Nuk mendoj te largohem nga ketu. Mirepo nuk i dihet se ardhmes. Liverpool po mundohen te blejne Gareth Barryn nga Aston Villa dhe ndoshta menojne largimin tim. Asnjehere nuk kam thene qe do te largohem nga Liverpool. Ketu ndihem i lumtur. Kam pasur nje sezone te deshtuar per shkak te lendimeve qe kam pesuar. Juventusi eshte ekipe i madh dhe prestigjioz. Gjithkush deshiron qe te luaje atje, mirepo une ndjehem i lumtur ne Anfield. Ne qofte se Benitez vendos qe te me shese, atehere une do te pajtohem me te dhe do te braktisi Anfield pa kurrfare dyshimi - ka thene Alonso per El Mundo Deportivo.

Miqesore: Kina e Jugut - Juventus 2-1

Juventusi ka pesuar nje humbje minimale ne ndeshjen miqesore kunder ekipit te Kines Jugore, me rezultatin 2-1. Kjo ndeshje eshte luajtur per shkak te mberritjes se Juventusit ne kontinentin e Azise, pikerisht ne Kine, dhe ka caktuar disa ndeshje miqesore me ekipe te ndryshme. Vendasit kane qene ata te cilet te paret kane shenuar gol ne rrjeten e Vanstrattan. Pas nje kohe te shkurte, rezultati rritet ne 2-0. Golin e Juventusit e shenoi Jonathan Zebina, nga nje krosim nga Palladino.

Sebastian Giovinco hero i "Azzurreve"

Lojtari me i talentuar italian, Sebastian Giovinco, ka qene njeriu kyq ne ndeshjen ku Italia dhe Bregu i Fildishte kane luajtur me rezultatin 2-0. Lojtari i cili luan ne kombetaren Italiane deri 21 vjec, ka shenuar nje dy golesh kunder Bregut te fildishte. Golin e pare e ka shenuar nga nje asistim prej Giuseppe Rossit, ndersa te dytin e shenoi nga nje gjuajtje e lire. Lojtari ka qene me i merituari per fitoren e Italise. Giovinco pas kthimit nga ky turne qe eshte duke u mbajtur, do te kthehet ne Torino per te firmosur nje kontrate 6 vjecare me klubin e Juventusit.

Roma refuzon Juventusin per sherbimet e Aquilanit

Alberto Aquilani duket se te ardhmen e tij do ta kete ne klubin kryeqytatas te Italise, Roma. Edhe njehere drejtuesit e klubit te Romes kane refuzuar oferten e Juventusit per Aquilanin, e cila oferte mund te themi se eshte teper maramendese. Juventus per sherbimet e lojtarit mesfushor ka ofruar ne kembim sulmuesin e tyre Vincenzo Iaquintan, si dhe nje shume te hollash prej 20 milione euro. Roma si duket nuk do te lejoje qe lojtaret si De Rossi dhe Aquilani, te cilet jane te lindur dhe te rritur ne kryeqytet, qe t'i largoje nga klubi, dhe jane te gatshem t'iu ofroje kontrate te re.

e mërkurë, 21 maj 2008

Cobolli Gigli: Interi kampion, por ne kemi 29 tituj

Presidenti i Juventusit, Cobolli Gigli, e ka cilesuar triumfin e Interit ne kampionat si plotesisht te merituar. Nje deklarate qe duket se mund te shtoje tensionin mes dy klubeve, pasi me pare Oriali ia kishte "dedikuar" titullin Lapo Elkannit. Kjo edhe per faktin se numri 1 i klubit bardhezi ka folur per trofete e "calciopolit" qe i jane hequr Juventusit dhe iu dhane Interit. "Sa tituj kemi fituar? Nuk kam asnje dyshim, Juventusi eshte shpallur 29 here kampione".

Liverpooli pajtohet të shesë Alonson në Juventus

Juventus duket se gjatë javës së ardhshme do të përfundojë marrëveshjen për të fituar shërbimet e mesfushorit të Liverpoolit, Xabi Alonso. Gazzetta dello Sport ka shkruar se drejtori i Juventusit, Jean-Claude Blanc, është takuar dje për katër orë me trajnerin e Liverpoolit, Rafael Benitez, dhe se dy klubet janë pajtuar për të realizuar transferin. Juventus raportohet se do të ofrojë 12.5 milionë euro për spanjollin, 6 milionë nën vlerën e Liverpoolit, por besohet se marrëveshja së shpejti do të arrihet, me Alonson që do të luajë në Itali.

e martë, 20 maj 2008

Juve vjedh Aquilanin nga dora e Wenger

Alberto Aquilani do te duheshte te jete logjikisht pasardhesi i Francesko Tottit ne Rome. Sikur Totti edhe ai eshte i lindur Romanist, ndersa ne fushe si lojtare i ri ka treguar karakteristika te shkelqyeshme. Por, me siguri kjo gje nuk do te ndodhe, pasiqe Aquilani tashme kete vere do ta leshoje Tottin dhe Romen. I pari i cili ka treguar interes ishte Reali i Madridit, por pas tyre ne lufte te ashper hyri edhe Arsene Wenger. Mirepo, kete jave edhe Juventus ka trokitur ne deren e Romes me nje deshire - ta sjellin Alberto Aquilanin ne Torino. Pastaj, sic shkruan Gazzetta dello Sport, Juve ka dhe adut te fshehte ne mang. Trajneri i Romes, Luciano Spalleti para shume kohesh ka deshire qe ne radhet e tij ta shohe Vincenzo Iaquintan, ndersa Juventus eshte gati per Aquilanin ta ofroje sulmuesin italian dhe nje shume te caktuar te hollash. Nga te gjithe keto te shkruajtura, realisht eshte te permbyllet se Arsenal tashme eshte i larguar nga gara per Aquilanin.

Nocerino: Do te kaloje tek Palermo

Mesfushori italian i radheve te Juves, Antonio Nocerino, eshte shprehur i qarte se ai do te largohet nga Zonja e Vjeter per tu transferuar ne radhet e klubit sicilian Palermo. Lojtari do te kaloje ne Palermo si "viktime" e ardhjes se Amauri Carvalho de Oliveira i cili qe tani eshte lojtar i Juves. Nocerino perzemersisht i eshte faleminderuar klubit dhe drejtuesve te Juves per te gjithe ate qe kane bere per te. "Do te shkoj ne Palermo ngase atje mund t'i shprehi mundesite e mia qe kam, ngase ne Juventus konkurrenca eshte e tepert". "Ky klub me dha zemer, intelegjence dhe me krijoi si nje lojtar te mirefillte". "Deshira e ime eshte pjesemarrja ne Kampionatin Boteror 2010 dhe pikerisht per kete gje me se shumti me shkon mendja per tu larguar nga Torino". "Prioriteti im eshte qe te marre pjese per kombetaren e Italise qe do te udhetoje per ne Afrike". "Juventusi eshte Juventus.. mirepo mua me intereson jeta ime dhe kam deshire qe te luaje sa me teper futboll" - ka thene Nocerino. "Momentet qe kemi kaluar bashke ne kete vit do t'i shkruaj ne ditarin tim, dhe do te jene te paharruara ne kujtesen time"- ka perfunduar mesfushori i Juves.
"Antonio te deshirojme gjithcka te mire dhe te faleminderohemi per te gjithe ate qe ke bere per Juventusin. Rruga e mbare te qofte. Suksese te metutjeshme".

Juventus ne bisedime me Chelsea per mbrojtesin Wayne Bridge

Juventus ka kontaktuar me Chelsea per angazhimin e mbrojtesit anesor te The Blues, Wayne Bridge. Daily Mail informon se trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri javen e kaluar ka biseduar me Peter Kenyon rreth mundesive qe Bridge te kaloje ne radhet e Juves. Pikerisht Ranieri ishte ai i cili e solli ne Chelsea Wayne Bridge nga radhet e Southempton. Italiani shume mire i njeh kualitetet e reprezentuesit anglez. Pervec Juventusit, edhe ekipet e Premier League si Liverpool, West Ham dhe Tottenham jane te interesuara per Bridge, mirepo nga Chelsea ende nuk ka lajme se lojtari 27 vjecar do ta leshoje klubin.

Del Piero dhe Cassano ne Austri dhe Zvicer

Lojtari me i mire ne dekaden e fundit te Juventusit, Alessandro Del Piero, sot edhe zyrtarisht eshte perzgjedhur nga trajneri i kombetares se Italise Donadoni, per te marre pjese ne evenimentin kontinental, Euro 2008. Ne oren 15 te dites se sotme, Donadoni ka bere edhe zyrtarisht listen e lojtareve te cilet do te udhetojne per ne Austri dhe Zvicer. Goleadori i kampionatit italian, Del Piero, ka qene shtylla kryesore e suksesit te sivjetem te ekipit te tij dhe padyshim se do te ishte teper "Tragjike" nese Donadoni do te vendoste per te mos e thirrur ne evropian. Surpriza vjen nga Antonio Cassano, i cili ka pasur te njejtin fat me Alex Del Pieron, dhe se do te marre pjese edhe ai ne Euro 2008. Listen e perbejne 24 lojtare, ku 4 prej tyre jane lojtare te Juves. Ata jane: Buffon, Chiellini, Camoranesi dhe Del Piero.

Përbërja e plotë:

Portierë: Gianluigi Buffon (Juventus), Marco Amelia (Livorno), Morgan De Sanctis (Sevilla);

Mbrojtës: Cristian Panucci (Roma), Fabio Cannavaro (Real Madrid), Andrea Barzagli (Palermo), Marco Materazzi (Inter), Fabio Grosso (Lyon), Gianluca Zambrotta (Barcelona), Giorgio Chiellini (Juventus);

Mesfushorë: Gennaro Gattuso, Andrea Pirlo, Massimo Ambrosini (Milan), Daniele De Rossi, Simone Perrotta, Alberto Aquilani (Roma), Mauro Camoranesi (Juventus), Riccardo Montolivo (Fiorentina);

Sulmues: Luca Toni (Bayern Munich), Marco Borriello (Genoa), Antonio Di Natale, Fabio Quagliarella (Udinese), Alessandro Del Piero (Juventus), Antonio Cassano (Sampdoria).

Trezeguet nuk shkon ne Euro 2008!

David Trezeguet, sulmuesi i Juventusit, nuk eshte thirrur nga seleksionuesi i kombetares franceze Reymond Domenech, per te qene pjese e ekipit qe do te udhetoje ne Euro 2008. Edhe pse ka qene nder lojtaret me te spikatur te Juves kete sezone, ai prapseprape ndeshjet e evropianit do t'i percjelle me ndihmen e programeve televizive. Nuk dihet shkaku pse Domenech te largoje nga ekipi udhetues sulmuesin transalpin, por sidoqofte do te jete nje humbje e madhe per kombetaren e Frances, mos pjesemarrja e goleadorit Trezeguet.

e shtunë, 17 maj 2008

Ranieri: Me Amaurin ne sulm, do te jemi edhe me te forte

Trajneri i ekipit te Juventusit, Claudio Ranieri ka folur per ardhjen e sulmuesit Amauri ne Juventus dhe ka thene se eshte teper i lumtur qe do te kete ne dispozicion nje lojtare si Amauri. Ai eshte i mireseardhur tek Juvja. Jemi duke e pritur me padurim ardhjen e tij. Do te na ndihmoje shume si ne kampionat ashtu edhe ne Ligen e Kampioneve. Me Amaurin do te jemi edhe me te forte. Sulmin momentalisht e perbejne Del Piero, Trezeguet, Iaquinta si dhe i riu Palladino. Me ardhjen e Amaurit do te kemi nje sulm nder me te fuqishmit ne bote. Del Piero tregoi se sa eshte i vlefshem per ne. Ai ka shenuar 21 gola ne kete kampionat, dhe se padyshim se do te jete golashenuesi me i mire ne kampionat. Ai ne ndeshjen e fundit ndaj Sampdorias tregoi edhe njehere se nuk i interesojn golat sa i intereson respekti ndaj shokut te tij dhe ndaj klubit, duke ia lene shokut te tij te skuadres David Trezeguet te gjuaje nga pika e bardhe. Me kete gjest ai tregoi karakterin dhe moralin e tij shpirteror. Ai padyshim se eshte "Djali yne i arte". Gjate sezonit tjeter shpresoj qe te kemi nje skuader te forte dhe kualitative. Drejtuesit jane duke shqyrtuar harten rreth perforcimeve te klubit dhe mendoj se do ta kryejne punen sic eshte me se miri. Sezonin e ardhshem padyshim se do te jemi njeri nder favoritet per te fituar Ligen e Kampioneve si dhe Kampionatin Italian - ka perfunduar Ranieri.

Amauri te henen edhe zyrtarisht lojtar i Juves

Carvalho de Oliveira Amauri, sulmuesi italo-brazilian i Palermos, do te firmos kontraten me ekipin torinez te henen, ku dhe do te zyrtarizohet marreveshja dy paleshe. Amauri i cili mendohet se eshte njeri nder sulmuesit me te mire te Serie A, ka pranuar te gjitha kerkesat e klubit bardhezi dhe se gjithcka pritet te kompletohet ne 24 oret e ardhshme. Amauri eshte i pelqyer edhe nga ekipe tjera evropiane, mirepo ai nuk ka ndermend qe te largohet nga Italia ngase ai mendon se pikerisht ketu ka gjetur vendin ideal per te vazhduar jeten. Milani tashme duket se do te terhiqet nga pista Amauri, sepse lojtari ka zgjedhur "Bianconeret" si klubin e ardhshem te tij. Juventusit lojtari do t'i koshtoje rreth 12 milione euro, si dhe ne kembim te lojtarit do te japin Antonio Nocerino si dhe Davide Lanzafame, i cili do te jete ne bashkepronesi me klubin sicilian. Amauri ne Torino do te fitoje rreth 3.5 milione euro ne sezone.

Iaquinta: Nuk iki nga Juventusi

Sulmuesi italian i Juventusit, Vincenzo Iaquinta, eshte shprehur i qarte se nuk do te largohet nga Juventusi dhe se deshiron qe ta perpunoje kontraten me klubin bardhezi deri ne vitin 2012, atehere kur i skadon kontrata. Nuk do iki nga ketu! - ka thene Iaquinta per gazeten Tuttosport. Ketu ndihem i lumtur dhe nuk kam arsye pse te largohem. Nuk mendoj te largohem edhe pse pothuajse gjate gjithe sezonit kam qene lojtare rezerv i Del Pieros dhe Trezeguet. Nuk e fajesoj askend. E fajesoj veten qe jam sulmuesi i trete i ekipit. Del Piero dhe Trezeguet jane te shkelqyeshem. Me duhet te punoj me shume dhe te mesoj disa gjera tjera dhe ateher mendoj qe do te jem lojtar titullar tek Juvja. Nuk me tremb ardhja e Amaurit, mirepo gezohem qe nje lojtar si ai do te kem ne skuader. Fare nuk frikohem nga konkurrenca ne sulm. Del Piero, Trezeguet, Une dhe Amauri do te luftojme per nje vend titullar. Tashme do te kemi me shume hapesira per t'i treguar cilesite tona. Do te ndeshemi edhe ne Ligen e Kampioneve dhe ne kampionatin italian. Mendoj se sezonin e ardhshem do te punoje me teper dhe shpresoj qe do te mund te ze ndonje vend ne formacionin baze te Juventusit - ka perfunduar Iaquinta.

Sampdoria - Juventus 3-3

Sampdoria dhe Juventus kanë barazuar në ndeshjen e fundit të tyre në Serie A, në një ndeshje që rezultoi me plot gjashtë gola të shënuar, dhe rezultat 3-3. Aleandro Del Piero pas një asistimi të Pavel Nedved, dërgoi mysafirët në epërsi pas vetëm 7 minutash lojë duke hapur rezultatin. Në minutën e 16-të Del Piero u faulua në zonën e epërsisë, derisa penaltinë e shndërroi në gol David Trezeguet. Por, gjashtë minuta më vonë Cassano (22’) ngushtoi rezultatin ndërsa Maggio arriti të barazojë, gjashtë minuta para fundit të pjesës së parë, në fund të së cilës Cassano dështoi nga penaltia. Megjithëse nga minuta e 60-të, Juve luajti me dhjetë lojtarë, arriti të kalojë sërish në epërsi, pas penaltisë së siguruar dhe shënuar nga Del Piero. Por, dhjetë minuta para fundit të ndeshjes, Vincenco Montella arriti të barazojë rezultatin. Juventus e përfundon sezonin në vendin e tretë me 72 pikë, derisa Sampdoria aktualisht gjendet në pozitën e gjashtë, me 60 pikë.
Te dhena rreth ndeshjes Sampdoria - Juventus 3-3 (2-2)
GOLASHENUES: 7’ pt e 20’ st rig. Del Piero, 15’ pt rig. Trezeguet, 22’ pt Cassano, 39’ pt Maggio, 35’ st Montella.
SAMPDORIA: Mirante; Campagnaro (51’ Sala), Gastaldello, Accardi; Maggio, Palombo, Sammarco, Franceschini (68’ Delvecchio), Pieri; Cassano, Bonazzoli (71' Montella). Ne dispozicion: Fiorillo, Zenoni, Ziegler, Miglionico. Trajner: Wallter Mazzarri.
JUVENTUS: Belardi; Zebina, Legrottaglie (55’ Stendardo), Chiellini, Molinaro; Salihamidzic (89' Castiglia), Sissoko, Tiago, Nedved; Del Piero (71’ Marchionni), Trezeguet. Ne dispozicion: Vanstrattan, Birindelli, Pasquato, Palladino. Trajner: Claudio Ranieri.
GJYQTAR: Valeri nga Roma.
I NDESHKUAR ME KARTON TE KUQ: 59’ st Sissoko.
TE NDESHKUAR ME KARTON TE VERDHE: 19’ dhe 59' Sissoko, 35’ Tiago, 36’ Maggio, 60’ Nedved.

e premte, 16 maj 2008

Ndeshja: Sampdoria - Juventus

Ne gjiron e fundit te kampionatit italian, ne gjiron e 38, Juventusi do te ndeshet me ekipin nga Genoa, Sampdorian. Ndeshja do te luhet te shtunen me 17 maj ne stadiumin Luigi Ferraris ne Genova, me fillim ne ora 15:00. Ne kete ndeshje ekipit nuk do te mund t'i ndihmojne te demtuarit Andrade, Iaquinta dhe Zanetti, si dhe te skualifikuarit Camoranesi, Grygera dhe Nocerino. Gianluigi Buffon do te pushoje ne kete ndeshje per shkak te nje demtimi qe ka ndiere. Ne vend te tij, ne porten Juventine do te jete Emanuele Belardi. Ne kete ndeshje Ranieri ka thirrur edhe tre lojtare shprese te Juventusit, te cilet luajne per ekipin e te rinjve. Ato jane Pasquato, Castiglia dhe D’Elia.
Lojtaret e thirrur nga Ranieri:
2 Birindelli

3 Chiellini
5 Zebina
7 Salihamidzic
10 Del Piero
11 Nedved
12 Belardi
13 Vanstrattan
17 Trezeguet
20 Palladino
22 Sissoko
25 Stendardo
28 Molinaro
30 Tiago
31 Novembre
32 Marchionni
33 Legrottaglie
34 Pasquato
36 Castiglia
38 D’Elia

Juventus do t'i shese Palladinon dhe Iaquintan?

Raffaele Palladino eshte gjetur ne listen e transferimeve te Juventus, ndersa sipas mediave italiane, i njejti fat i pregatitet edhe Vincenzo Iaquintas. Palladino mendohet per njerin nder talenteve me te medhenj ne Itali, mirepo ai nuk mundi te siguroje nje vend ne ekipin e Juves ku shpesh here ndeshjet i kalonte ne pankinen e rezervave ose ne pozicionin jo perkates per te ne radhet e mesfushes ne Zonjen e Vjeter. Mediat italiane tashme nje kohe te gjate spekulojne rreth largimit te mundshem te tij kesaj vere. Mirepo sipas informatava me te reja, 24-vjecari Palladino ka refuzuar te jete pjese e nderrimit te cilet donin ta caktojne drejtuesit e Juventusit rreth transferimit te Amaurit nga Palermo. Mediat italiane shkruajne se menjehere pas shpalljes se lajmit se Palladino eshte i futut ne listen e transferimeve te Juves, Fiorentina, Sampdoria dhe Napoli tashme i kane ofruar ofertat e tyre te Zonja e Vjeter ne Torino. Pervec Palladinos, nga radhet e Juventusit duan qe t'i ofrohen edhe oferta per Vincenzo Iaquintan, i cili veren e kaluar arriti ne ekipin e Bianconerve. Edhe perkunder lojerave te shkelqyer te Iaquintas, 28 vjecari kryesisht ishte rezerv i David Trezeguet dhe Alessandro Del Pieros, ne sulmin e Juves, per cka luajti vetem 9 ndeshje si titullar kete sezone. Me te interesuar rreth Iaquintas eshte Roma, pikerisht trajneri i tyre Luciano Spalleti, i cili eshte adhurues i madh i lojes se Iaquintas qyshkur te dy ishin pjese e ekipit te Udineses.

Juventus ende nuk mund te beje marreveshje me Amaurin!

Edhe nje mbledhje ndermjet Juventus dhe Amauri mbaroi pa arritur kontrate, por agjenti i lojtarit insiston se eshte shume afer mbylljes. Pritet qe braziliani te nenshkruaje kontrate me Juventus, por dhe ekipet e Milan dhe Real Madrid luftojne per sherbimet e Amaurit. Mbreme ne Torino eshte mbajtur nje mbledhje ndermjet Amaurit dhe agjentit te tij Mariano Grimaldi dhe drejtuesit te Juves, Jean-Claud Blanc, por ende ka pune per tu mbyllur marreveshja. "Do te bejme pauze per te shikuar cfare ka ndodhur deri tani. Bisedimet vazhdojne te marten" - tha Grimaldi. "Do te duhet mire te shohim ndonje detal dhe ne fund do te jete vete lojtari qe do te duhet te sjelle vendimin e duhur. Por tash jemi shume afer zyrtarizimit te kontrates". Edhe pse Amauri theksoi se deshiron te qendroje ne Itali, ai kete fundjave do ta degjoje edhe oferten e Klubit Mbreteror. Por rivali kryesor per sherbimet e Amaurit do te jete Milan. Spekulohet se sulmuesi me qellim i ngaterron punet qe te shohe se a do te mund te dielen Milan te siguroje pjesemarrje ne Ligen e Kampioneve apo jo.

Nuk ka ndeshje ndermjet Del Piero dhe Trezeguet

Sulmuesit e Juventusit, Ale' Del Piero dhe David Trezrguet, nuk do te bejne lufte per golashenues me te mire ne Serie A, mirepo do te mundohen sebashku te mbesin ne piedestal. Ne vetem nje ndeshje deri ne fund te kampionatit, te dy kane nga 19 gola, sa ka dhe sulmuesi i Genoas, Marco Borriello. "Shpresoj se te dy do te perfundojme ne krye. Ajo do te jete pranim i shenjte per lotjaret tane per menyren se si luajme si ekip" - tha kapiteni Pinturicchio. "Ajo nuk me preke. Te trete nga ne duam te fitojme dhe do te mundohemi ta permbyllim sezonin ne menyren me te mire. Alex arriti te tregoje se eshte njeri nder lojtaret me te mire ne bote" - shtoi Trezeguet. Trezeguet tashme ka qene golashenues me i mire ne Serie A ne vitin 2002 sebashku me Dario Hubner. Sezonin e kaluar Del Piero ishte toprealizator, mirepo ne Serie B. Per se fundi here dy lojtare te cilet sebashku kane luajtur ne nje ekipe dhe kane shenuar numer te njejte te golave ne Lega Calcio jane Diego Armando Maradona dhe Careca nga Napoli ne sezonin 1987/88.

Casiraghi: Giovinco eshte lojtar i shkelqyeshem

Trajneri i kombetares italiane deri me 21 vjet, Pierluigi Casigahi e levderoi Sebastian Giovincon per lojen e mrekullueshme per ekipin e Empolit kete sezone. Ylli i ri i Juventusit, Seba Giovinco po luan sezon te shkelqyer ne ekipin e Empolit. Shume eshte e besueshme se ai do te kthehet ne Torino ne fund te sezonit, ne ekipin e Juventusit, ku pritet te jete njeri nder adutet kryesor ne sulmin e Bianconereve. "Ka shenuar shume gola te rendesishem per ekipin kete sezone, por me kryesore nga te gjitha eshte se te gjithe sezonin e luajti ne forme te shkelqyer," - theksoi Casiraghi. " Ende eshte heret te jepet lajmerim rreth ekipit perfundimtar te kombetares tone deri me 21 vjet, por kuptohet se lojtaret do te jene te zgjedhur nga nevoja, forma dhe gjithashtu pozicioni ne te cilen do te mund te luajne ne ekip". "Gjithashtu se nuk do te jete lehte, posaqerisht duke marre parasysh faktin se nuk eshte lehte te detyrohen klubet t'i lirojne lojtaret e tyre shprese per ndeshjet me kombetaren. Por ka ende kohe te mjaftuar. Por duhet gjithcka te kryhet deri ne qershor".

e enjte, 15 maj 2008

Edgar Barreto, emri i ri ne qendren e mesfushes!

Juventus jane ne kerkim te nje lojtari te qendres se mesfushes, dhe ne oret e fundit shihet se kane gjetur nje alternative valide per lojtarin e Romas, 24 vjecarin Alberto Aquilani. Emri i ri eshte lojtari i Regginas Edgar Barreto. Mesfushori paraguajan ka luajtur nje sezon te shkelqyeshem per klubin kalabrez. Lojtari mund t'i kushtoje ekipit nga Torino rreth 6 milione euro.

Domenech "largon" Trezeguet nga Europiani

David Trezeguet rrezikon te mos marre pjese ne Euro 2008. Sulmuesi i Juventusit, pak i pelqyer nga trajneri francez, Raymond Domenech. "Trezeguet? Ne vitin 2002 kishim shenuesin me te mire te kampionatit italian, anglez dhe francez por nuk shenuam asnje gol ne boteror", tha ne nje interviste per televizionin RTL, tekniku transalpin, duke lene te kuptohet se Trezegol do t'i ndjeke ndeshjet e europianit nga shtepia.

Amauri nënshkruan sot me Juven?

Zonja e Vjetër mund ta kompletojë sot nënshkrimin e kontratës me Amaurin, pasi bardhezinjtë kanë pranuar t’ia paguajnë rogën e majme të cilën e ka kërkuar braziliani. Amauri është pritur më parë të nënshkruajë me Juventusin, mirëpo bisedimet ngecën. Në radhë të parë ishte paga sezonale të cilën e kërkonte sulmuesi prej 3.7 milionë euro, ndërsa Bianconerët i ofronin vetëm 3 milionë. E dyta, nuk mund të arrihej një marrëveshje në lidhje me lojtarët e Juves të cilët do të transferoheshin në Palermo si këmbim. Sido që të jetë, Corriere shkruan se marrëveshja mund të mbyllet sot pasi drejtuesit e Juves përfundimisht janë pajtuar t’i japin Amaurit 3.7 milionë euro në sezon, ndërsa pritet që menaxheri gjeneral, Jean-Claude Blanc, t’ua bëjë të ditur përfaqësuesve të lojtarit. Juventus po ashtu do t’i paguaj edhe 10 milionë euro Palermos, plus Antonio Nocerinon dhe do t’ia japë njërin nga lojtarët, ose Davide Lanzafame ose Claudio Marchisio. Nëse gjithçka shkon mirë, deri në fund të ditës Amauri do të jetë lojtar i Juventusit.

Giovinco: Jam i gatshem per Juven

Sensacioni i ri i Juventusit, Sebastian Giovinco, u ka thënë drejtuesve të skuadrës bardhezi se ai është i gatshëm të luajë për ta sezonin e ardhshëm, mirëpo nëse ata vendosin ta japin hua përsëri, ai do ta pranojë këtë vendim.Giovinco konsiderohet si njëri nga lojtarët më premtues italian në futbollin ndërkombëtar, ndërsa këtë sezon ka qenë i shkëlqyer me Empolin, duke shënuar gjashtë gola në 20 ndeshje në Serie A. Në fund të këtij sezoni 21-vjeçari do të kthehet në Torino, mirëpo nuk dihet nëse do të qëndrojë aty apo do të jepet përsëri në huazim. Sidoqoftë, Giovonco thotë se ai është i gatshëm të luajë me Zonjën e Vjetër që sezonin e ardhshëm. “Këto vendime nuk më takojnë mua. Mirëpo, unë mendoj se nëse je i ri dhe je lojtar i mirë, duhet të luash, madje, për një skuadër të madhe. Nuk mund ta kuptoj pse duhet të jetë ndryshe. Mirëpo, nëse skuadra vendos ndryshe do ta pranoj një gjë të tillë”, ka thënë Giovinco për “Calcio 2000”.

e mërkurë, 14 maj 2008

Te henen fillojne bisedimet per Stendardon

Juventus deshiron qe mbrojtesi qendror Guglielmo Stendardo te jete ne planet e klubit edhe per sezonin e ardhshem. Negociatat me Lazion per te zgjidhur per te ardhmen e lojtarit napolitan do te fillojne te henen qe vjen. Mirepo do te jete e rende arritja e nje marreveshjeje. Lazio per lojtarin kerkon demshperblim rreth 12 milione euro, mirepo Juventus mendon qe te jape nje gjysme shume te hollas dhe njerin prej lojtareve Marchisio apo Lanzafame. Claudio Lotito presidenti i klubit kryeqytetas Lazio eshte nje adhurues i lojes se Marchisios, dhe ne shume raste ka shprehur nje interes per lojtarin juventin qe momentalisht luan ne huazim tek Empoli.

Zambrotta: Mund te kthehem te Juventus!

Ish lojtari i Juventusit dhe tani lojtar i klubit katalanas, Barcelona, eshte shprehur i qarte se mund te rikthehet te ekipi i vjeter i tij Juventus. Kete e ka thene Zambrotta duke u bazuar ne shtate vitet e kaluara te lojtarit ne klubin me prestigjioz ne Itali. Kam kaluar plote shtate vite te mrekullueshme ne Juventus, dhe normal qe deshiroj qe te vazhdoj te luaj per kete klub. Ky klub me ka dhene shume, me ka bere kampion bote dhe ka shume gjera qe me mungojne pikerisht nga Juventusi. I kam borxh ketij klubi per te gjithe ate qe ka bere per mua. Kam qene nje ''tradhetar'' qe braktisa klubin ne momentet me te veshtira, por.... jeta eshte nje gabim i permiresuar. Mendoja se asnjehere nuk do te kthehet Juventusi si ne koherat e meparshme. Ky ishte shkaku i vetem per largimin tim nga Torino. Enderra ime eshte qe ta kryeje karrieren time ne Juventus. Nese i jam i vyeshem Juves, padyshim se do t'iu bashkangjitem per t'i ndihmuar - ka thene Zambrotta. Jam i gatshem per cdo sakrifice qe eshte ne lidhje me Juventusin. Ai ka thene se nese e kerkon Juventusi, do te refuzoje te gjitha ofertat tjera qe vijne nga klubet tjera, gjegjesisht Milani, i cili duket se eshte shume afer lojtarit. Rikthimi i Zambrottas ne Itali duket me se i sigurte, mirepo ai enderron qe te kthehet te klubi me ngjyrat Bardhe e Zi, sepse per te, ky klub eshte klubi i jetes se tij - ka perfunduar Gianluca Zambrotta.

John Elkann: Giovinco do te qendroje

Zv Presidenti i grupacionit automobilistik Fiat, John Elkann, eshte shprehur i bindur per qendrimin e talentit me te zgjuar te futbollit italian, Sebastian Giovinco. Per kete ceshtje i ka apeluar te gjithe ata qe e ndjejne veten Bardhezi dhe ju ka garantuar perforcime te reja ne klub. Vete Elkann eshte iniciatori dhe njeri prej sponsoreve per ndertimin e stadiumit te ri te Juventusit, i cili pritet qe te jete ne dispozicion gjate sezonit 2011-2012 dhe tashme ka bindur te gjithe se mendon per te perforcuar klubin, dhe siguron disa lojtare te klasit boteror. Emrat nuk i ka cekur, mirepo eshte ndalur te pista Amauri. Ai ka shprehur gjithe besimin e tij ndaj klubit duke thene se Amauri qe tani eshte nje lojtare i yni. Ne pyetjen se a do te lejojne drejtuesit e klubit Giovinco te jete ne bashkepronesi me Palermon per ceshtjen Amauri ai eshte shprehu: "Giovinco eshte djali i Juventusit dhe assesi se nuk do te jete ne ndonje klub tjeter vitin e ardhshem. Ai eshte ardhmeria e Juves dhe ardhmeria e Italise. Ai mendon se me Giovincon do te jene te garantuara shume pozicione. Giovinco njihet me nofken "SuperSeba" ose "La Formica Atomica", dhe mendohet se eshte nje Maradona italian. Ai do te na ndihmoje shume ne vitet e ardhshme. E duam Seban dhe padyshim se edhe ai na do neve" - perfundoi John Elkann.

e martë, 13 maj 2008

Zyrtare: Edhe nje tjeter vit Bardhezi per Nedved

Mesfushori cek i radheve te Juventus, Pavel Nedved, sot ka vazhduar kontraten e tij me klubin torinez per edhe nje vit tjeter. Kontrata me lojtarin skadon me 30 qershor te vitit 2008, ndersa sot ai ka vazhduar dashurine "Bardhezi" per edhe nje vit te plote. Kontrata e re do te skadoje me 30 qershor te vitit te ardhshem. Pavel Nedved ka ardhur ne Juventus ne vitin 2001, dhe deri tani ka luajtur 282 ndeshje per Juventusin dhe ka shenuar plote 58 gola. Ka qene vete deshira e lojtarit dhe ajo e drejtuesve te klubit per nje kontrate te re mes Nedved dhe Juventus, dhe pikerisht kjo ishte arsyeja e vetme per te vazhduare mbijetesen. "Ky do te jete viti i fundit i imi ne lidhje me futbollin, dhe padyshim se do te jete edhe nder per mua qe karrieren ta mbyll me ndeshje te luajtura ne Ligen e Kampioneve. Kjo me ka munguar shume, jo vetem mua por te gjitheve neve qe jemi sakrifikuar per kete klub te madh dhe prestigjioz - ka perfunduar Nedved". "Do te jap maksimumin deri ne ndeshjen e fundit, e dua kete klub dhe do ta dua pergjithemone - jane fjalet me emocionuese te cekut Pavel Nedved, fitues i Topit te Arte te vitit 2003".