Ish lojtari i Juventusit dhe tani lojtar i klubit katalanas, Barcelona, eshte shprehur i qarte se mund te rikthehet te ekipi i vjeter i tij Juventus. Kete e ka thene Zambrotta duke u bazuar ne shtate vitet e kaluara te lojtarit ne klubin me prestigjioz ne Itali. Kam kaluar plote shtate vite te mrekullueshme ne Juventus, dhe normal qe deshiroj qe te vazhdoj te luaj per kete klub. Ky klub me ka dhene shume, me ka bere kampion bote dhe ka shume gjera qe me mungojne pikerisht nga Juventusi. I kam borxh ketij klubi per te gjithe ate qe ka bere per mua. Kam qene nje ''tradhetar'' qe braktisa klubin ne momentet me te veshtira, por.... jeta eshte nje gabim i permiresuar. Mendoja se asnjehere nuk do te kthehet Juventusi si ne koherat e meparshme. Ky ishte shkaku i vetem per largimin tim nga Torino. Enderra ime eshte qe ta kryeje karrieren time ne Juventus. Nese i jam i vyeshem Juves, padyshim se do t'iu bashkangjitem per t'i ndihmuar - ka thene Zambrotta. Jam i gatshem per cdo sakrifice qe eshte ne lidhje me Juventusin. Ai ka thene se nese e kerkon Juventusi, do te refuzoje te gjitha ofertat tjera qe vijne nga klubet tjera, gjegjesisht Milani, i cili duket se eshte shume afer lojtarit. Rikthimi i Zambrottas ne Itali duket me se i sigurte, mirepo ai enderron qe te kthehet te klubi me ngjyrat Bardhe e Zi, sepse per te, ky klub eshte klubi i jetes se tij - ka perfunduar Gianluca Zambrotta.
e mërkurë, 14 maj 2008
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment