e mërkurë, 7 maj 2008
Ranieri: Vetëm Amauri nuk mjafton!
Mjafton që të mos i kërkohet hëna Juventusit të tij dhe Claudio Ranieri do të jetë njeri i lumtur edhe për vitin që vjen. E bën një gjë të tillë, duke iu përgjigjur pyetjeve me përpikmëri gjatë dhënies së disa çmimeve në Chieti. U vlerësuan edhe drejtori i përgjithshëm i Napolit, Marino dhe De Rosi i Romës (mungoi për arsye personale). Trofeun për 100-vjetorin e Interit e mori Bedi Morati. Ranierit i kujtojnë kur drejtonte dikur Vigor Lamecian dhe Kampania Puteolanën, ndërsa tani projekton rikthimin në Champions të klubit bardhezi. "Do të rikthehemi, por mos mendoni se do të jemi në të njëjtën mënyrë si u largua ky klub nga kjo veprimtari, - tha trajneri juventin. - Ky Juventus nuk ka asgjë të përbashkët me atë të vjetrin. Do të ketë shumë debutues, do të jetë një tjetër vit përmirësimi..."Ranierin e shqetëson jo pak diskutimi, në prag të kampionatit, me lojtarët e kombëtareve dhe të përzgjedhurit e Casiraghit, të futur në telashe nga kalendarët e ngjeshur ("Do të flas me klubin, lojtarët më turin paraeliminator të Championsit më duhen"). Megjithatë, është një Juventus që fuqizohet. "Klubi ka programuar investime të sakta, jo sigurisht të ndikuara nga hyrja në turin e parë të Championsit." Merkatoja dhe strategjia s'do të jenë të lehta që të drejtohen. Amauri dukej gjë e kryer që javën e shkuar. "A do të jemi më një ekip për vend të parë? Jo, do të kemi një kampion më shumë, por nuk do të jemi akoma për titull." Ndryshimin me të tjerat e ka peshuar mirë. Largësia nga Interi e Roma, epërsia ndaj Milanit e Fiorentinës, kanë karaktere të ndryshme. "Mos harroni që Juvja po rilind, ndërkohë që të tjerat janë skuadra të mëdha, - vazhdon Ranieri. - Atyre do t'u mjaftojë të jenë në maksimum, ndërsa ne, për t'i qëndruar pranë, duhet të ecim gjithnjë me një mijë në orë. Ndaj Milanit e Fiorentinës kemi pasur epërsi, ngaqë s'kemi pasur përkushtime në Europë." Por Ranieri nuk është në versionin minimalist. Lavdet e meritat i kujton: "Kam një grup të shkëlqyer, ka bërë një punë të mrekullueshme. Del Piero? Lojtar dhe njeri i madh, po i jep shumë Juves. Është një "goditje" e bukur arritja e vendit të tretë, si skuadër e sapongjitur në A." Shumë e vërtetë, sidomos me një Juventus që me "tjetrin" nuk ka të bëjë fare... "Zonja" e së ardhmes do të jetë e bukur dhe shpresohet sa më shpejt. Presidenti i Juves, Cobolli Gigli, po vëzhgon për zgjedhjet për të shkuar te një titull që mungon prej pak kohësh në shtëpi. "Pa cituar emra, - komentoi presidenti, - na duhet një sulmues, një mesfushor dhe një mbrojtës. Për Amaurinë kam thënë gjithnjë që deri sa nuk është firma, nuk mund të kesh siguri për asgjë. Por le të themi se është një mundësi e mirë. Hamsik është një lojtar i mirë, por më duket e vështirë si çështje. Ronaldinho? Nuk jemi të interesuar!"
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment