Zv Presidenti i grupacionit automobilistik Fiat, John Elkann, eshte shprehur i bindur per qendrimin e talentit me te zgjuar te futbollit italian, Sebastian Giovinco. Per kete ceshtje i ka apeluar te gjithe ata qe e ndjejne veten Bardhezi dhe ju ka garantuar perforcime te reja ne klub. Vete Elkann eshte iniciatori dhe njeri prej sponsoreve per ndertimin e stadiumit te ri te Juventusit, i cili pritet qe te jete ne dispozicion gjate sezonit 2011-2012 dhe tashme ka bindur te gjithe se mendon per te perforcuar klubin, dhe siguron disa lojtare te klasit boteror. Emrat nuk i ka cekur, mirepo eshte ndalur te pista Amauri. Ai ka shprehur gjithe besimin e tij ndaj klubit duke thene se Amauri qe tani eshte nje lojtare i yni. Ne pyetjen se a do te lejojne drejtuesit e klubit Giovinco te jete ne bashkepronesi me Palermon per ceshtjen Amauri ai eshte shprehu: "Giovinco eshte djali i Juventusit dhe assesi se nuk do te jete ne ndonje klub tjeter vitin e ardhshem. Ai eshte ardhmeria e Juves dhe ardhmeria e Italise. Ai mendon se me Giovincon do te jene te garantuara shume pozicione. Giovinco njihet me nofken "SuperSeba" ose "La Formica Atomica", dhe mendohet se eshte nje Maradona italian. Ai do te na ndihmoje shume ne vitet e ardhshme. E duam Seban dhe padyshim se edhe ai na do neve" - perfundoi John Elkann.
e mërkurë, 14 maj 2008
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment