e shtunë, 17 maj 2008
Ranieri: Me Amaurin ne sulm, do te jemi edhe me te forte
Trajneri i ekipit te Juventusit, Claudio Ranieri ka folur per ardhjen e sulmuesit Amauri ne Juventus dhe ka thene se eshte teper i lumtur qe do te kete ne dispozicion nje lojtare si Amauri. Ai eshte i mireseardhur tek Juvja. Jemi duke e pritur me padurim ardhjen e tij. Do te na ndihmoje shume si ne kampionat ashtu edhe ne Ligen e Kampioneve. Me Amaurin do te jemi edhe me te forte. Sulmin momentalisht e perbejne Del Piero, Trezeguet, Iaquinta si dhe i riu Palladino. Me ardhjen e Amaurit do te kemi nje sulm nder me te fuqishmit ne bote. Del Piero tregoi se sa eshte i vlefshem per ne. Ai ka shenuar 21 gola ne kete kampionat, dhe se padyshim se do te jete golashenuesi me i mire ne kampionat. Ai ne ndeshjen e fundit ndaj Sampdorias tregoi edhe njehere se nuk i interesojn golat sa i intereson respekti ndaj shokut te tij dhe ndaj klubit, duke ia lene shokut te tij te skuadres David Trezeguet te gjuaje nga pika e bardhe. Me kete gjest ai tregoi karakterin dhe moralin e tij shpirteror. Ai padyshim se eshte "Djali yne i arte". Gjate sezonit tjeter shpresoj qe te kemi nje skuader te forte dhe kualitative. Drejtuesit jane duke shqyrtuar harten rreth perforcimeve te klubit dhe mendoj se do ta kryejne punen sic eshte me se miri. Sezonin e ardhshem padyshim se do te jemi njeri nder favoritet per te fituar Ligen e Kampioneve si dhe Kampionatin Italian - ka perfunduar Ranieri.
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment