e martë, 27 maj 2008
Milani dhe Juventusi në kërkim të Quagliarellas
Sulmuesi i Udineses, Fabio Quagliarella, pritet të jetë një prej transferimeve më të nxehta në Itali gjatë afatit kalimtar të verës. Milani dhe Juventusi janë në luftë për të angazhuar Quagliarellan, ndërsa dëshirojnë që të gjitha detajet t’i rregullojnë ende para fillimit të kampionatit. Milani është në kërkim serioz të një sulmuesi i cili do ta forconte ekipin për sezonin e ardhshëm, ndërsa në mesin e emrave që përmenden janë Drogba, Eto’o, Amauri, ndërsa edhe Quagliarella është një prej caqeve për përforcimin e rosonerëve. Në anën tjetër, Juventusi kërkon zëvendësim për Vincenco Iaquintan i cili është i pakënaqur për shkak të statusit të tij, dhe pritet që të kalojë tek Roma ose Napoli. Juventusi, mund të ketë një përparësi para Milani, nëse Quagliarella vendos të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve.
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment