e enjte, 15 maj 2008
Amauri nënshkruan sot me Juven?
Zonja e Vjetër mund ta kompletojë sot nënshkrimin e kontratës me Amaurin, pasi bardhezinjtë kanë pranuar t’ia paguajnë rogën e majme të cilën e ka kërkuar braziliani. Amauri është pritur më parë të nënshkruajë me Juventusin, mirëpo bisedimet ngecën. Në radhë të parë ishte paga sezonale të cilën e kërkonte sulmuesi prej 3.7 milionë euro, ndërsa Bianconerët i ofronin vetëm 3 milionë. E dyta, nuk mund të arrihej një marrëveshje në lidhje me lojtarët e Juves të cilët do të transferoheshin në Palermo si këmbim. Sido që të jetë, Corriere shkruan se marrëveshja mund të mbyllet sot pasi drejtuesit e Juves përfundimisht janë pajtuar t’i japin Amaurit 3.7 milionë euro në sezon, ndërsa pritet që menaxheri gjeneral, Jean-Claude Blanc, t’ua bëjë të ditur përfaqësuesve të lojtarit. Juventus po ashtu do t’i paguaj edhe 10 milionë euro Palermos, plus Antonio Nocerinon dhe do t’ia japë njërin nga lojtarët, ose Davide Lanzafame ose Claudio Marchisio. Nëse gjithçka shkon mirë, deri në fund të ditës Amauri do të jetë lojtar i Juventusit.
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment