e martë, 13 maj 2008

Zyrtare: Edhe nje tjeter vit Bardhezi per Nedved

Mesfushori cek i radheve te Juventus, Pavel Nedved, sot ka vazhduar kontraten e tij me klubin torinez per edhe nje vit tjeter. Kontrata me lojtarin skadon me 30 qershor te vitit 2008, ndersa sot ai ka vazhduar dashurine "Bardhezi" per edhe nje vit te plote. Kontrata e re do te skadoje me 30 qershor te vitit te ardhshem. Pavel Nedved ka ardhur ne Juventus ne vitin 2001, dhe deri tani ka luajtur 282 ndeshje per Juventusin dhe ka shenuar plote 58 gola. Ka qene vete deshira e lojtarit dhe ajo e drejtuesve te klubit per nje kontrate te re mes Nedved dhe Juventus, dhe pikerisht kjo ishte arsyeja e vetme per te vazhduare mbijetesen. "Ky do te jete viti i fundit i imi ne lidhje me futbollin, dhe padyshim se do te jete edhe nder per mua qe karrieren ta mbyll me ndeshje te luajtura ne Ligen e Kampioneve. Kjo me ka munguar shume, jo vetem mua por te gjitheve neve qe jemi sakrifikuar per kete klub te madh dhe prestigjioz - ka perfunduar Nedved". "Do te jap maksimumin deri ne ndeshjen e fundit, e dua kete klub dhe do ta dua pergjithemone - jane fjalet me emocionuese te cekut Pavel Nedved, fitues i Topit te Arte te vitit 2003".

Nuk ka komente: