e premte, 16 maj 2008
Juventus do t'i shese Palladinon dhe Iaquintan?
Raffaele Palladino eshte gjetur ne listen e transferimeve te Juventus, ndersa sipas mediave italiane, i njejti fat i pregatitet edhe Vincenzo Iaquintas. Palladino mendohet per njerin nder talenteve me te medhenj ne Itali, mirepo ai nuk mundi te siguroje nje vend ne ekipin e Juves ku shpesh here ndeshjet i kalonte ne pankinen e rezervave ose ne pozicionin jo perkates per te ne radhet e mesfushes ne Zonjen e Vjeter. Mediat italiane tashme nje kohe te gjate spekulojne rreth largimit te mundshem te tij kesaj vere. Mirepo sipas informatava me te reja, 24-vjecari Palladino ka refuzuar te jete pjese e nderrimit te cilet donin ta caktojne drejtuesit e Juventusit rreth transferimit te Amaurit nga Palermo. Mediat italiane shkruajne se menjehere pas shpalljes se lajmit se Palladino eshte i futut ne listen e transferimeve te Juves, Fiorentina, Sampdoria dhe Napoli tashme i kane ofruar ofertat e tyre te Zonja e Vjeter ne Torino. Pervec Palladinos, nga radhet e Juventusit duan qe t'i ofrohen edhe oferta per Vincenzo Iaquintan, i cili veren e kaluar arriti ne ekipin e Bianconerve. Edhe perkunder lojerave te shkelqyer te Iaquintas, 28 vjecari kryesisht ishte rezerv i David Trezeguet dhe Alessandro Del Pieros, ne sulmin e Juves, per cka luajti vetem 9 ndeshje si titullar kete sezone. Me te interesuar rreth Iaquintas eshte Roma, pikerisht trajneri i tyre Luciano Spalleti, i cili eshte adhurues i madh i lojes se Iaquintas qyshkur te dy ishin pjese e ekipit te Udineses.
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
1 koment:
I love your pictures, good blog!
Posto një koment