e mërkurë, 7 maj 2008
E ardhmja e Nedvedit, e pasigurt!
Tani të mbyllim kampionatin, pastaj të marrim një vendim përfundimtar. Golfi? Ndoshta do të jetë në të ardhmen time më shumë sesa Juventusi." Një batutë e thënë buzagaz, por Pavel Nedvedi, duke i lënë shakatë mënjanë, ka lënë vërtet të kuptojë që e ardhmja e menjëhershme është e pasigurt. "Më bëhet qejfi që klubi kërkon të më mbajë, që njerëzit më duan akoma me fanellën bardhezi, - tha mesfushori çek, - por unë po shkoj drejt të 36-ve dhe duhet të mendoj mirë për atë që është e drejtë të bëj." Fjalë që lënë të kuptosh se rinovimi i kontratës në skadencë më 30 qershor është shumë pak i sigurt dhe që sirena e Championsit mund të jetë e pamjaftueshme ta bindë Pavel Nedvedin të qëndrojë edhe 12 muaj të tjerë. Dy javë më parë, menaxheri i lojtarit Mino Raiola ka pasur një takim me drejtorin Secco dhe drejtuesit bardhezinj: u fol me ide të qarta, por për momentin vështirë të ndërhyhet te vendimi personal i Nedvedit. "Tani le ta mbyllim kampionatin, pastaj në tri javët e ardhshme do të marr një vendim përfundimtar. Nuk mendoj se do të ketë probleme mbi kontratën. Falënderoj klubin, pasi ka qenë një periudhë e bukur në këto vite, edhe me tifozët, por duhet të vendos se çfarë duhet të bëj, sepse jam lodhur shumë," përfundoi Nedvedi. Cobolli - Për çështjen "Nedved" ka folur edhe presidenti Cobolli Gigli: "Tërheqja e Nedvedit? Për mënyrën sesi ka luajtur këtë vit, mendoj se do të ketë mundësi të bëjë gjëra të mira edhe në vitin e ardhshëm. Megjithatë, ai do ta vendosë vetë, duke marrë edhe arsyetimet tona." Presidenti i bardhezinjve nuk e fsheh kënaqësinë për kampionatin e zhvilluar nga "Zonja": "Një sezon i madh! Vendi i dytë na shpëtoi për pak, por jo për fajin tonë, është Roma ajo që e meriton me një kampionat të shkëlqyer".
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment