e premte, 23 maj 2008

Zyrtare: Albin Ekdal te Juventus ne 4 vitet e ardhshme

Juventus zyrtarisht kane mbyllur marreveshjen me lojtarin suedez te radheve te Club IF Brommapojkarna, Albin Ekdal, per nje shume prej 0.6 milione euro. Lojtari ka firmosur nje kontrate me Juventusin deri me 30 qershor te vitit 2012. Mesfushori ofensive Albin Ekdal eshte i lindur ne 28 korrik te vitit 1989 dhe ka te luajtur 4 sezone per Brommapojkarna ne ligen suedeze. Dy vite ka luajtur ne ekipin profesionist, kurse dy vite tjera ka luajtur ne ekipin e te rinjve. Gjithashtu ka luajtur dhe 5 ndeshje per kombeteren e Suedise deri me 19 vjec, duke shenuar 1 gol. Lojtari ka thene se eshte tejet i lumtur nga kjo kontrate e firmosur. Ai ka thene se enderra e tij eshte qe te luaje tek Juventus. Juventus eshte ekip prestigjioz, eshte ekip i madh, me shume trofe. Do te kem nderin qe do te veshe kete fanele. Une do te kem dhe nderin te luaje perkrah shume kampioneve, duke u nisur nga Del Piero etj. Nuk mund te pres fillimin e sezonit te ardhshem. Alessio Secco ka qene i kenaqur nga arritja e marreveshjes. Ai tha se Albin eshte lojtare i ri dhe shume i mrekullueshem. Ardhja e tij tek ne eshte nje "Projekt" i Juventusit per te marre lotjare te talentuar. Ne jeme shume te lumtur qe Ekdal do te vazhdoje karrieren tek ne. Ai do te jete i mrekullueshem dhe do te na ndihmoje ne te ardhmen.

Nuk ka komente: