e diel, 25 maj 2008
Iaquinta: Jo Napolit, 100% Juventino
Lojtari i Juventusit, sulmuesi italian Vincenzo Iaquinta, edhe njehere ka dale hapur para mediave duke thene se nuk e ka ndermend te largohet nga Juventusi, dhe se ai e sheh veten e tij bardhezi edhe per shume vite. Lojtari gjate gjithe sezonit pothuajse ka qene lojtare rezerve i Alessandro Del Pieros dhe David Trezeguet, mirepo asnjehere nuk ka kerkuar qe te largohet nga ambienti torinez. Ai eshte i lumtur te Zonja. Kete klub e ka dashur dhe e ka enderruar qysh ne femijeri. Nuk mendon largimin, mirepo shprehet tejet optimist per sezonin e ardhshem. "Do te ndeshemi ne tre fronte (Scuddetto, Coppa Italia dhe Champions). Do te kemi me shume hapesira per t'i treguar cilesite dhe aftesite tona. Iaquinta ka folur edhe per pisten Amauri. Ai eshte lojtare i shkelqyeshem. Do te na ndihmoje shume, mirepo nuk i trembem ardhjes se tij, por do te vazhdoje te jap maksimumin tim gjate gjithe ndeshjeve. Fare nuk i trembem konkurrences. Kur erdha ne Juventus ne vitin 2007, kisha perballe meje dy legjenda te ketij klubi, Alex Del Piero dhe David Trezeguet. E dija se ne Juventus do ta kem me teper veshtire se sa ne Udinese, mirepo Juventusi mbetet Juventus" - ka perfunduar sulmuesi Iaquinta.
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment