e enjte, 8 maj 2008

Buffon ëndërron transferimin e Ronaldinhos

Gianluigi Buffon ka pranuar se do të ishte një ëndërr nëse Juventusi do ta transferonte Ronaldinhon. Juventus është i gatshëm t’u kthehet kohërave të lavdishme pasi ka siguruar një vend për në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm. Ndërsa numri një i Zonjës së Vjetër, thotë se skuadra duhet të jetë shumë më e fortë nëse ata dëshirojnë të jenë sfidues të vërtetë të ekipeve të mëdha. “Na duhet një skuadër shumë më konkurruese edhe në numër edhe në kualitet. Në secilin repart kemi nevojë për një ose dy lojtarë të nivelit të lartë. Ronaldinho do të ishte ëndrra e secilit lojtar ose tifoz.” “Është një ndjenjë shumë e mirë të kthehemi në Evropë dhe të luajmë kundër skuadrave më të forta në botë. Kjo është diçka që më ka munguar”, ka thënë portieri më i mirë në botë.

Nuk ka komente: