e shtunë, 17 maj 2008
Iaquinta: Nuk iki nga Juventusi
Sulmuesi italian i Juventusit, Vincenzo Iaquinta, eshte shprehur i qarte se nuk do te largohet nga Juventusi dhe se deshiron qe ta perpunoje kontraten me klubin bardhezi deri ne vitin 2012, atehere kur i skadon kontrata. Nuk do iki nga ketu! - ka thene Iaquinta per gazeten Tuttosport. Ketu ndihem i lumtur dhe nuk kam arsye pse te largohem. Nuk mendoj te largohem edhe pse pothuajse gjate gjithe sezonit kam qene lojtare rezerv i Del Pieros dhe Trezeguet. Nuk e fajesoj askend. E fajesoj veten qe jam sulmuesi i trete i ekipit. Del Piero dhe Trezeguet jane te shkelqyeshem. Me duhet te punoj me shume dhe te mesoj disa gjera tjera dhe ateher mendoj qe do te jem lojtar titullar tek Juvja. Nuk me tremb ardhja e Amaurit, mirepo gezohem qe nje lojtar si ai do te kem ne skuader. Fare nuk frikohem nga konkurrenca ne sulm. Del Piero, Trezeguet, Une dhe Amauri do te luftojme per nje vend titullar. Tashme do te kemi me shume hapesira per t'i treguar cilesite tona. Do te ndeshemi edhe ne Ligen e Kampioneve dhe ne kampionatin italian. Mendoj se sezonin e ardhshem do te punoje me teper dhe shpresoj qe do te mund te ze ndonje vend ne formacionin baze te Juventusit - ka perfunduar Iaquinta.
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment