e enjte, 15 maj 2008

Giovinco: Jam i gatshem per Juven

Sensacioni i ri i Juventusit, Sebastian Giovinco, u ka thënë drejtuesve të skuadrës bardhezi se ai është i gatshëm të luajë për ta sezonin e ardhshëm, mirëpo nëse ata vendosin ta japin hua përsëri, ai do ta pranojë këtë vendim.Giovinco konsiderohet si njëri nga lojtarët më premtues italian në futbollin ndërkombëtar, ndërsa këtë sezon ka qenë i shkëlqyer me Empolin, duke shënuar gjashtë gola në 20 ndeshje në Serie A. Në fund të këtij sezoni 21-vjeçari do të kthehet në Torino, mirëpo nuk dihet nëse do të qëndrojë aty apo do të jepet përsëri në huazim. Sidoqoftë, Giovonco thotë se ai është i gatshëm të luajë me Zonjën e Vjetër që sezonin e ardhshëm. “Këto vendime nuk më takojnë mua. Mirëpo, unë mendoj se nëse je i ri dhe je lojtar i mirë, duhet të luash, madje, për një skuadër të madhe. Nuk mund ta kuptoj pse duhet të jetë ndryshe. Mirëpo, nëse skuadra vendos ndryshe do ta pranoj një gjë të tillë”, ka thënë Giovinco për “Calcio 2000”.

Nuk ka komente: