e hënë, 26 maj 2008

Amauri ne Torino

Sulmuesi brazilian, Carvalho Oliveira de Amauri i radheve te Palermos, gjendet ne Torino ku pritet t'i shtrohet vizitave mjeksore dhe per te firmosur kontrate kater vjecare me klubin e Juventusit. Lojtari ka qene shenje synimi i shume ekipeve te medha europiane, mirepo ka vendosur qe karrieren e tij ta vazhdoje ne klubim me me shume trofe italian, Juventusin. Ka qene vete lojtari i cili ka shprehur deshiren qe te largohet nga Palermo per tu transferuar ne Torinon e Juventusit. "Do te kem nderin te luftoje per shume trofe"- kane qene fjalet e para te Amaurit si nje lojtar i ri i Juves. Kete klub e kam dashur dhe e kam enderruar qe ne femijeri, atehere kur klubi udheheqeshte nga legjenda Michel Platini. E kisha enderr Juventusin, dhe ja qe tash jam pjese perberese e ketij klubi. Zgjodha Juven e jo Milanin ngase Juventusi eshte ekip me prestigjioz dhe me shume trofe. Do te kem rastin qe me Juventusin te luftoje edhe per Ligen e Kampioneve. Kjo eshte nje enderr per mua. Cdohere kam lutur Zotin qe ndonjehere te jem pjese e ndonje ekipi te madh, sikurse qe eshte Juventusi. Juventusi ka tradite te gjate shekullore. Eshte klubi me me shume trofe ne Itali, dhe njeri nder klubet me prestigjioze ne Europe. Ketu do te mundohem te jap maksimumin tim per t'i ndihmuar kesaj skuadre. Do te kem dhe nderin te luaje perkrah nje Del Piero, qe per mua simbolizon "Legjenden e gjalle" te Juventusit. Ai eshte "Nuove Capocannoniere" i vertete. Cdohere din se si te mbaje dhe te udheheqe ekipin. Eshte nje lider i pashmangshem. Perkrah tij do te kem dhe me teper motivacione per te luajtur me forcen e fundit" - ka perfunduar braziliani. Lojtari Juventusit i ka kushtuar rreth 12 milione euro, si dhe lojtaret Antonio Nocerino dhe Davide Lanzafame, (ky i dyti do te jete ne bashkepronesi me Palermon). Amauri ne Juventus do te perfitoje nje page rreth 3.7 milione eurosh ne sezone.

Nuk ka komente: