e shtunë, 31 maj 2008

Alonso e dëshiron Juventusin

Agjenti i mesfushorit të Liverpoolit, Xabi Alonso, Inaki Ibanez, ka zbuluar se klienti i tij është i interesuar për një kalim tek Juventusi, pavarësisht interesimit të gjigantit spanjoll, Real Madrid. Bardhezinjtë janë në proces të rindërtimit të ekipit të tyre, derisa janë në kërkim të sfidave në të gjitha frontet gjatë sezonit të ardhshëm. Alonso është një prej lojtarëve më të kërkuar të Zonjës së Vjetër dhe Claudio Ranieri do të dëshironte që spanjolli të krijonte një partneritet në mesfushë me ish-mikun e tij të Liverpoolit, Momo Sissokon. “Është e vërtetë se klienti im kërkohet nga Real Madrid, por për momentin po negociojmë vetëm me Juventusin. Në këtë moment Alonso është fokusuar në Kampionatin Evropian, por ai ka thënë se është krenar që ish-klubi i Zidane dhe Platini e kërkon atë”, ka thënë Ibanez. Bardhezinjtë dëshirojnë të paguajnë 15milionë stërlina, ndërsa Liverpooli e ka caktuar për mesfushorin shumën prej 16 milionë stërlina, në qoftë se dëshirojnë ta shesin në një ekip tjetër.

Nuk ka komente: