e hënë, 26 maj 2008

Juventus interesohet për Malouda

Klubi italian Juventus, është duke u interesuar për anësorin e Chelseat, francezin Florent Malouda. Pas arritjes së Avram Grant në stolin e Chelseat, Florent Malouda shumë më pak u gjend në terrenin e gjelbër. Sipas “Le Parisien”, Juventus kërkon që ta shfrytëzojë situatën e pakënaqshme të përfaqësuesit të kombëtares së Francës, dhe ta sjellë atë në radhët e veta. Krahas Juventusit, për shërbimet e Malouda i interesuar është edhe Barcelona, në krye me trajnerin e ri Josep Guardiola.

Nuk ka komente: