e shtunë, 10 maj 2008
Juve e ofron Iaquintan për Mancinin
Siç ka shkruar Corriere dello Sport, Juventus mund të mposhtë Interin në luftë për të nënshkruar me Amantino Mancini, duke ia ofruar Vincenzo Iaquintan si shkëmbin ekipit të Romës. Mancini ka qenë lojtar kyç i Romës gjatë viteve të kaluara, sidoqoftë kontrata e tij skadon në vitin 2009 dhe është po thuajse i sigurt se do të largohet nga klubi gjatë kësaj vere, pasi që ka refuzuar të nënshkruajë marrëveshje të re. Edhe Juventus edhe Inter janë përfolur për një transferim të brazilianit, në kërkim të zëvendësimit për Pavel Nedved, respektivisht Luis Figos. Sipas Corriere, biankonerët janë më afër për ta fituar këtë garë, duke ofruar sulmuesin Iaquinta. 28-vjeçari erdhi në Juventus nga Udinese gjatë verës së kaluar, dhe pavarësisht sezonit të mirë, ka qenë vazhdimisht zëvendësues i David Trezeguet dhe Alessandro Del Pieros.
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment