e mërkurë, 21 maj 2008

Liverpooli pajtohet të shesë Alonson në Juventus

Juventus duket se gjatë javës së ardhshme do të përfundojë marrëveshjen për të fituar shërbimet e mesfushorit të Liverpoolit, Xabi Alonso. Gazzetta dello Sport ka shkruar se drejtori i Juventusit, Jean-Claude Blanc, është takuar dje për katër orë me trajnerin e Liverpoolit, Rafael Benitez, dhe se dy klubet janë pajtuar për të realizuar transferin. Juventus raportohet se do të ofrojë 12.5 milionë euro për spanjollin, 6 milionë nën vlerën e Liverpoolit, por besohet se marrëveshja së shpejti do të arrihet, me Alonson që do të luajë në Itali.

Nuk ka komente: