Mesfushori italian i radheve te Juves, Antonio Nocerino, eshte shprehur i qarte se ai do te largohet nga Zonja e Vjeter per tu transferuar ne radhet e klubit sicilian Palermo. Lojtari do te kaloje ne Palermo si "viktime" e ardhjes se Amauri Carvalho de Oliveira i cili qe tani eshte lojtar i Juves. Nocerino perzemersisht i eshte faleminderuar klubit dhe drejtuesve te Juves per te gjithe ate qe kane bere per te. "Do te shkoj ne Palermo ngase atje mund t'i shprehi mundesite e mia qe kam, ngase ne Juventus konkurrenca eshte e tepert". "Ky klub me dha zemer, intelegjence dhe me krijoi si nje lojtar te mirefillte". "Deshira e ime eshte pjesemarrja ne Kampionatin Boteror 2010 dhe pikerisht per kete gje me se shumti me shkon mendja per tu larguar nga Torino". "Prioriteti im eshte qe te marre pjese per kombetaren e Italise qe do te udhetoje per ne Afrike". "Juventusi eshte Juventus.. mirepo mua me intereson jeta ime dhe kam deshire qe te luaje sa me teper futboll" - ka thene Nocerino. "Momentet qe kemi kaluar bashke ne kete vit do t'i shkruaj ne ditarin tim, dhe do te jene te paharruara ne kujtesen time"- ka perfunduar mesfushori i Juves.
"Antonio te deshirojme gjithcka te mire dhe te faleminderohemi per te gjithe ate qe ke bere per Juventusin. Rruga e mbare te qofte. Suksese te metutjeshme".
e martë, 20 maj 2008
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment