e premte, 16 maj 2008

Juventus ende nuk mund te beje marreveshje me Amaurin!

Edhe nje mbledhje ndermjet Juventus dhe Amauri mbaroi pa arritur kontrate, por agjenti i lojtarit insiston se eshte shume afer mbylljes. Pritet qe braziliani te nenshkruaje kontrate me Juventus, por dhe ekipet e Milan dhe Real Madrid luftojne per sherbimet e Amaurit. Mbreme ne Torino eshte mbajtur nje mbledhje ndermjet Amaurit dhe agjentit te tij Mariano Grimaldi dhe drejtuesit te Juves, Jean-Claud Blanc, por ende ka pune per tu mbyllur marreveshja. "Do te bejme pauze per te shikuar cfare ka ndodhur deri tani. Bisedimet vazhdojne te marten" - tha Grimaldi. "Do te duhet mire te shohim ndonje detal dhe ne fund do te jete vete lojtari qe do te duhet te sjelle vendimin e duhur. Por tash jemi shume afer zyrtarizimit te kontrates". Edhe pse Amauri theksoi se deshiron te qendroje ne Itali, ai kete fundjave do ta degjoje edhe oferten e Klubit Mbreteror. Por rivali kryesor per sherbimet e Amaurit do te jete Milan. Spekulohet se sulmuesi me qellim i ngaterron punet qe te shohe se a do te mund te dielen Milan te siguroje pjesemarrje ne Ligen e Kampioneve apo jo.

Nuk ka komente: