e shtunë, 17 maj 2008

Amauri te henen edhe zyrtarisht lojtar i Juves

Carvalho de Oliveira Amauri, sulmuesi italo-brazilian i Palermos, do te firmos kontraten me ekipin torinez te henen, ku dhe do te zyrtarizohet marreveshja dy paleshe. Amauri i cili mendohet se eshte njeri nder sulmuesit me te mire te Serie A, ka pranuar te gjitha kerkesat e klubit bardhezi dhe se gjithcka pritet te kompletohet ne 24 oret e ardhshme. Amauri eshte i pelqyer edhe nga ekipe tjera evropiane, mirepo ai nuk ka ndermend qe te largohet nga Italia ngase ai mendon se pikerisht ketu ka gjetur vendin ideal per te vazhduar jeten. Milani tashme duket se do te terhiqet nga pista Amauri, sepse lojtari ka zgjedhur "Bianconeret" si klubin e ardhshem te tij. Juventusit lojtari do t'i koshtoje rreth 12 milione euro, si dhe ne kembim te lojtarit do te japin Antonio Nocerino si dhe Davide Lanzafame, i cili do te jete ne bashkepronesi me klubin sicilian. Amauri ne Torino do te fitoje rreth 3.5 milione euro ne sezone.

Nuk ka komente: