e premte, 16 maj 2008
Casiraghi: Giovinco eshte lojtar i shkelqyeshem
Trajneri i kombetares italiane deri me 21 vjet, Pierluigi Casigahi e levderoi Sebastian Giovincon per lojen e mrekullueshme per ekipin e Empolit kete sezone. Ylli i ri i Juventusit, Seba Giovinco po luan sezon te shkelqyer ne ekipin e Empolit. Shume eshte e besueshme se ai do te kthehet ne Torino ne fund te sezonit, ne ekipin e Juventusit, ku pritet te jete njeri nder adutet kryesor ne sulmin e Bianconereve. "Ka shenuar shume gola te rendesishem per ekipin kete sezone, por me kryesore nga te gjitha eshte se te gjithe sezonin e luajti ne forme te shkelqyer," - theksoi Casiraghi. " Ende eshte heret te jepet lajmerim rreth ekipit perfundimtar te kombetares tone deri me 21 vjet, por kuptohet se lojtaret do te jene te zgjedhur nga nevoja, forma dhe gjithashtu pozicioni ne te cilen do te mund te luajne ne ekip". "Gjithashtu se nuk do te jete lehte, posaqerisht duke marre parasysh faktin se nuk eshte lehte te detyrohen klubet t'i lirojne lojtaret e tyre shprese per ndeshjet me kombetaren. Por ka ende kohe te mjaftuar. Por duhet gjithcka te kryhet deri ne qershor".
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment