e premte, 23 maj 2008

Ranieri: Lampard mund te jete i suksesshem ne secilin kampionat

Trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri theksoi se Frank Lampard do te mund te merr pjese me sukses ne secilen lige te botes. 29-vjecari pikerisht ne kohen kur Ranieri drejtonte ekipin nga Stamford Bridge, erdhi te Chelsea me nje shume prej 11 milione sterlina nga radhet e West Ham. Humbja e pa fat nga Manchester United ne finalen e Liges se Kampioneve mund te kete ndikim te madh ne formacionin e Chelseat. Lampard me heret lidheshte me transfer ne radhet e Barcelones por lojtari anglez i demantoi spekulimet duke thene se eshte i lumtur tek Chelsea. Claudio Ranieri do te mundohet ta shfrytezoje periudhen e keqe qe po mbizoteron tek Chelsea dhe ta sjelle Lampard ne Juventus. "Une nuk di nese Frank Lampard do te qendroje, por mendoj se lojtar si ai mund te jene te suksesshem ne secilin kampionat" - tha Ranieri.

Nuk ka komente: