e shtunë, 17 maj 2008

Sampdoria - Juventus 3-3

Sampdoria dhe Juventus kanë barazuar në ndeshjen e fundit të tyre në Serie A, në një ndeshje që rezultoi me plot gjashtë gola të shënuar, dhe rezultat 3-3. Aleandro Del Piero pas një asistimi të Pavel Nedved, dërgoi mysafirët në epërsi pas vetëm 7 minutash lojë duke hapur rezultatin. Në minutën e 16-të Del Piero u faulua në zonën e epërsisë, derisa penaltinë e shndërroi në gol David Trezeguet. Por, gjashtë minuta më vonë Cassano (22’) ngushtoi rezultatin ndërsa Maggio arriti të barazojë, gjashtë minuta para fundit të pjesës së parë, në fund të së cilës Cassano dështoi nga penaltia. Megjithëse nga minuta e 60-të, Juve luajti me dhjetë lojtarë, arriti të kalojë sërish në epërsi, pas penaltisë së siguruar dhe shënuar nga Del Piero. Por, dhjetë minuta para fundit të ndeshjes, Vincenco Montella arriti të barazojë rezultatin. Juventus e përfundon sezonin në vendin e tretë me 72 pikë, derisa Sampdoria aktualisht gjendet në pozitën e gjashtë, me 60 pikë.
Te dhena rreth ndeshjes Sampdoria - Juventus 3-3 (2-2)
GOLASHENUES: 7’ pt e 20’ st rig. Del Piero, 15’ pt rig. Trezeguet, 22’ pt Cassano, 39’ pt Maggio, 35’ st Montella.
SAMPDORIA: Mirante; Campagnaro (51’ Sala), Gastaldello, Accardi; Maggio, Palombo, Sammarco, Franceschini (68’ Delvecchio), Pieri; Cassano, Bonazzoli (71' Montella). Ne dispozicion: Fiorillo, Zenoni, Ziegler, Miglionico. Trajner: Wallter Mazzarri.
JUVENTUS: Belardi; Zebina, Legrottaglie (55’ Stendardo), Chiellini, Molinaro; Salihamidzic (89' Castiglia), Sissoko, Tiago, Nedved; Del Piero (71’ Marchionni), Trezeguet. Ne dispozicion: Vanstrattan, Birindelli, Pasquato, Palladino. Trajner: Claudio Ranieri.
GJYQTAR: Valeri nga Roma.
I NDESHKUAR ME KARTON TE KUQ: 59’ st Sissoko.
TE NDESHKUAR ME KARTON TE VERDHE: 19’ dhe 59' Sissoko, 35’ Tiago, 36’ Maggio, 60’ Nedved.

Nuk ka komente: