e diel, 31 gusht 2008

Serie A: Juvja e fillon kampionatin me barazim


Juventusi ne ndeshjen e gjiros se pare te kampionatit italian eshte ndeshur me Fiorentinen ne transferte, ku ndeshja perfundoi me barazim 1-1. Se pari ne avantazh erdhen bardhezinjte nga nje solo aksion i cekut Zdenek Grygera, i cili kalon mbrojtesin kundershtar dhe me nje pasim te shkurte gjen bashkekombasin e tij Pavel Nedved, i cili pa veshtiresi con ne epersi skuadren e tij ne minuten e 39. Juvja menjehere pas shenimit te golit te Nedvedit, me ane te Amaurit ka mundur te zmadhoje epersine ne 2-0, mirepo ishte i vonshem reagimi me koke i brazilianit. Pas 2 minutave loje, nje kombinim i shkelqyeshem i Camoranesit dhe Del Pieros, ku kapiteni del sy me sy me portierin Sebastian Frey, mirepo gjuajtja e Del Pieros ishte tejet e dobet dhe porieri pa veshtiresi e amortizon gjuajtjen. Pjesa e pare perfundon me rezultatin 1-0. Ne pjesen e dyte vendasit ishin ata te cilet donin golin e barazimit. Se pari ishte Santana i cili lajmeroi gjuajti me koke, mirepo topin e tij e mbron Buffon. Pas disa minutave edhe Gilardino del sy me sy me portierin Buffon, mirepo gjuajtja e tij shkon jashte portes. Goli i barazimit vjen ne minuten e 89, ku pas nje gabimi te mbrojtesit Mellberg, Gilardino shenon golin e barazimit dhe ndeshja perfundon pa fitues dhe pa humbes. Nuk duhet harruar se ne minuten e 83, Felipe Melo ndeshkohet me karton te kuq pas nderhyrjes se ashper ndaj danezit Christian Poulsen.

FIORENTINA-JUVENTUS 1-1
Fiorentina (4-3-3): Frey; Zauri, Gamberini, Kroldrup, Vargas; Almiron (54' Jovetic), Felipe Melo, Donadel (79' Kuzmanovic); Santana, Gilardino, Osvaldo (64' Pazzini). Ne dispozicion: Storari, Dainelli, Pasqual, Gobbi. Trajner: Prandelli
Juventus (4-4-2): Buffon; Grygera, Legrottaglie, Mellberg, Molinaro (75' De Ceglie); Camoranesi (88' Iaquinta), Marchisio, Poulsen, Nedved; Amauri, Del Piero. Ne dispozicion: Manninger, Knezevic, Salihamidzic, Tiago, Giovinco. Trajner: Ranieri
Arbiter: Morganti nga Ascoli Piceno
Golashenues: 39' Nedved (J), 89' Gilardino (F)
Te ndeshkuar me karton te verdhe: Grygera, Nedved, Camoranesi, Gilardino, Felipe Melo.
Te ndeshkuar me kadton te kuq: Felipe Melo 83'.

Ranieri: “Jemi gati për kampionatin dhe Championsin”

Trajneri i Juventusit, Claudio Raneri, shfaqet tepër luftarak në javën e parë të kampionatit italian, ndërkohë që bardhezinjve të tij do t’i duhet të maten me Fiorentinën në Artemio Franki: “Po punojmë për të ndërtuar skuadrën anti-Inter, – ka thënë trajneri bardhezi. Për momentin po përgatitemi për të qenë në hapin e skuadrave më të forta të Evropës. Tani që kemi përmirësuar skuadrën, mund të luftojmë për të arritur sukses si në kampionat, ashtu edhe në Ligën e Kampioneve. Jam i bindur që skuadra do ta fitojë ndeshjen me Fiorentinën, ndonëse nuk do jetë e lehtë”. Përsa i përket mungesës së sulmuesit David Trezeguet, i cili është dëmtuar, Ranieri ka shtuar: “Pas kësaj ndeshjeje do kemi dy javë pushim dhe është e kotë ta sforcojmë Davidin për takimin e së dielës”.

Del Piero: “Po e pres me padurim këtë kampionat”

Sezoni i ri për kapitenin e Juventusit starton me takimin Fiorentina-Juventus, sfidë e cila për Alessandro Del Piero mbart në vetvete shumë kujtime negative, si ato të një viti më parë, kur ai qëndronte në stol dhe nuk dukej aspak pjesë e projekteve të trajnerit Claudio Raneri: “Padyshim që ajo periudhë nuk ishte aspak e lehtë për mua, – ka thënë Del Piero. – Të gjithë thoshin që nuk isha në formë, por pas disa javësh ndryshuan mendim. Besoj se ato që u thanë për mua më parë, vini nga shpirtligësia e njerëzve dhe se nuk ishin aspak të vërteta. Megjithatë, për mua fjalët nuk kanë shumë rëndësi. Përpiqem të jem gjithmonë gati dhe faktet kanë folur kurdoherë pozitivisht për mua. Aktualisht jam gati dhe kam një uri të madhe për të fituar sa më shumë me Juventusin”, ka përfunduar kapiteni bardhezi i Juventusit.

Serie A: Fiorentina - Juventus

Juventusi sonte do te perballet me Fiorentinen ne stadiumin Artemio Franchi me fillim ne ora 20:30. Claudio Ranieri do te kete veshtiresi te medha ne perballjen e sontshme, duke u bazuar ne lendimet e disa lojtareve kyq sic jane Andrade, Chiellini, Zebina, Zanetti, Marchionni te cilet nuk do te kene mundesi te jene ne dispozicion te trajnerit Ranieri ne Firence, si dhe Sissoko i cili eshte i pezulluar ne kete ndeshje. Sic duket Ranieri do ta pergatise formacionin e tij me kete njembedhjeteshe: ne porte padyshim do te jete Gigi Buffon, ne mbrojtje Grygera, Legrottaglie, Mellberg dhe Molinaro. Ne mesfushe do te luajne Camoranesi, Marchisio, Poulsen dhe Nedved ndersa ne sulm do te startojne Amauri dhe kapiteni Alessandro Del Piero.

Formacionet e mundshme ne perballjen Fiorentina - Juventus
FIORENTINA (4-3-3) - 1 Frey; 14 Zauri, 5 Gamberini, 3 Dainelli, 6 Vargas; 22 Kuzmanovic, 88 Felipe Melo, 4 Donadel; 24 Santana, 11 Gilardino, 10 Mutu.
Trajner: Cesare Prandelli.

JUVENTUS (4-4-2) - 1 Buffon; 21 Grygera, 4 Mellberg, 33 Legrottaglie, 28 Molinaro; 16 Camoranesi, 19 Marchisio, 18 Poulsen, 11 Nedved; 8 Amauri, 10 Del Piero.
Trajner: Claudio Ranieri.

Mutu dhe Montolivo nuk do të luajnë kundër Juves

Fiorentina ka marrë një goditje të rëndë pasi që është njoftuar se Adrian Mutu dhe Riccardo Montolivo nuk do të jenë në gjendje të luajnë sonte kundër Juventusit. Mungesa e tyre është konfirmuar në stërvitjet e fundit përgatitore për ndeshjen e madhe, e cila konsiderohet kryesorja në javën e parë të Serie A. Mungesa e Mutu është pritur, mirëpo ekzistonin shpresa se ai do të mund të kthehej në takimin kundër Bianconerëve. Megjithatë, drejtuesit e klubit nuk dëshirojnë të rrezikojnë me superyllin e tyre. “Mutu është gjithmonë një lojtar shumë i rëndësishëm për ne, mirëpo ne kemi alternativa të shkëlqyeshme në sulm”, ka thënë trajneri i Violas Cesare Prandelli.

e shtunë, 30 gusht 2008

36 vjec, cdohere edhe me i forte. Urime ditlindjen Pavel


Para 36 viteve me 30 gusht te vitit 1972, ne Ceki ka lindur nje gjeni i madh, emri i te cilit eshte Pavel Nedved qe mbron ngjyrat bardhezi te Zonjes se Vjeter. Pavel Nedved lojtari mesfushor i Juventusit sot ka permbushur 36 vite. Ai ka pasur nje Happening ne Juventus Channel, te cilit ia kane bere nje surprize per shkak te ditlindjes se tij. Ndoshta kjo do te jete ditlindja e tij e fundit si lojtar aktiv i Juves, pasi qe pas perfundimit te sezonit te sapofilluar do te terhiqet nga bota e futbollit. Urime ditlindjen Grande Nedved. Te urojme gjithcka te mira, lumturi, gezim si dhe trofe te shumta kete vit me Juven. Shpresojme te mos jete kjo ditlindja yte e fundit si juventin. Te duam Pavel.

Ranieri zgjedh djemt e tij per luften ne Firence

Claudio Ranieri me shume veshtiresi do te udhetoje per ne Firence, ku Juventusi i tij do te perballet me Fiorentinen. Lendimet e teperta kane bere gjithe kete kaos qe po mbizoteron ne skuader, dhe lendimi i fundit i Trezeguet sikurse do ta vendose teknikun ne ferr. Andrade, Chiellini, Zebina, Zanetti, Marchionni dhe Trezeguet per shkak te lendimeve nuk do te mund t'iu ndihmojne shokeve te tyre, ndersa maliani Mohamed Sissoko per shkak te pezullimit nuk do te kete mundesi te luaje ne Firence. Ranieri per kete ndeshje ka ftuar 20 lojtare per transferten ne Firence.

Ata jane:
1 Buffon
4 Mellberg

7 Salihamidzic

8 Amauri
9 Iaquinta
10 Del Piero

11 Nedved

12 Chimenti

13 Manninger

15 Knezevic

16 Camoranesi

18 Poulsen

19 Marchisio

20 Giovinco

21 Grygera

27 Ekdal

28 Molinaro

29 De Ceglie

30 Tiago

33 Legrottaglie


Zabaleta refuzon Juventusin për të kaluar në City

Përforcimi i ri i Manchester Cityt, Pablo Zabaleta, ka refuzuar një ofertë të Juventusit, për të kaluar në Premierligë. Argjentinasi kaloi nga Espanyoli tek Manchester City për një shumë prej 6.5 milionë funtesh, duke nënshkruar marrëveshje katërvjeçare me ekipin anglez. Sipas mediave, angazhimi i Zabalettas, mund të thotë edhe shitje e Vedran Corlucas tek Tottenham. “Oferta e Cityt ishte e pamundshme të refuzohet dhe jo vetëm për shkak të parave. Premierliga është parajsë për futbollistët. Juventusi po ashtu më dëshironte, por unë dëshirova të vij në Angli, tek City”, ka thënë argjentinasi.

Advocaat: Kjo është sinjal për Realin dhe Juventusin

Trajneri i Zenit St Petersburg, Dick Advocaat, ka thënë se është ndarë i kënaqur me lojën e të zgjedhurve të tij, në ndeshjen e djeshme kundër Manchester United, dhe i ka paralajmëruar rivalët e grupit në Ligën e Kampionëve. Zenit, fitues i Kupës UEFA, mposhti fituesin e Ligës së Kampionëve, Manchesterin, në luftë për Superkupën e Evropës, dhe me këtë ka dërguar një porosi të qartë tek Real Madrid dhe Juventus, të cilët tashmë konsideron favoritë në grupin H. “Iu dërguam një sinjal të qartë rivalëve tanë të Ligës së Kampionëve. Ata tashmë e dinë se çfarë i pret. Në duelin me Manchesterin, kishim disa raste për shënim dhe besoj se e kemi merituar suksesin”, ka thënë trajneri holandez i kampionit rus.

Tiago refuzoi edhe Monacon!

Portugezi i radheve te Juventusit, Tiago Cardoso Mendes duket se edhe nje sezon do te kaloje tek Juvja pasi qe ai ka refuzuar te gjitha ofertat e ofruara nga klube te ndryshme evropiane. Tiago se pari refuzoi kalimin ne Tottenham, me pas refuzoi Evertonin, Porton dhe me ne fund ka refuzuar edhe oferten e Monacos, vetem e vetem per te qendruar me ngjyrat bardhezi. Tiago erdhi ne Juventus vitin e kaluar per nje shume te hollas prej 13 milione euro dhe thuajse gjate gjithe sezonit ishte i ulur ne pankine gjate ndeshjeve ku luante Juventusi. "A do te jete edhe nje tjeter vit per Tiagon te qendroje ne pankine sikur vitin e kaluar, do te shohim gjate sezonit te ardhshem"!.

Lendohet edhe Trezeguet, nuk luan ne Firence

Juventusi assesi nuk mund te ndaloje me lendimet e lojtareve. Pas lendimeve te Andrades, Chiellinit, Marchionnit, Zanettit tash edhe David Trezeguet do te jete ai i cili do te mungoje ne ndeshjen derbi te gjiros se pare te kampionatit italian, ku Juvja do ta startoje neser ne transferte ne Firence kunder Fiorentines. David Trezeguet ka marre nje lendim dje ne stervitje ne gjurin e kembes se djathte dhe do te mungoje ne ndeshjen e hapjes per Juventusin ne Serie A. Trezeguet ishte i menduar te jete titullar per kete ndeshje nga ana e Ranierit, mirepo nga pesimi i lendimit vendin e tij do ta zevendesoje sigurisht Amauri.

e premte, 29 gusht 2008

Nocerino: “Nuk më intereson më Juventusi”

Ish-mesfushori i Juventusit, Nocerino, sapo ka mbërritur te Palermo, i ka harruar bardhezinjtë. Lojtari shprehet i gatshëm për takimin e parë të kampionatit, kur deklaron: “Juventusi nuk më intereson më. Te Palermo kam bërë stërvitjen time të dytë, e që tani ndihem mirë, edhe falë ndihmesës së madhe që më kanë dhënë shokët e rinj të skuadrës. Personalisht ndihem mirë, shpresoj të luaj që në javën e parë të kampionatit kundër Udineses”. I pyetur mbi skuadrën që mund të fitojë titullin, Nocerino është shprehur: “Pa diskutim Milani, falë sulmuesve që ka”.

Sie Alex Ferguson: Favoritet e mi per Ligen e Kampioneve jane Juventusi dhe Barcelona

Menagjeri i skuadres se Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson ka thene se per sezonin e ardhshem favoritet e tij per nje triumf ne Ligen e Kampioneve do te jene Juventusi dhe Barcelona. Them keshtu duke u bazuar se dyja skuadrat kane nje ekip stabil dhe te forte fizikisht. Juvja rikthehet ne Champions pas tre vitesh, dhe ky vit do te jete nje vit surprize per bianconeret. Gjithashtu edhe Barcelona eshte favoriti tjeter i imi. Ata sivjet kane perforcuar skuadren e tyre me disa emra te medha dhe mendoj se do te jene nje rival kryesor per ta fituar Championsin. Gjithashtu Ferguson nuk hedh posht edhe mendimin se edhe skuadra e tij Manchesteri do te jete ekipi i cili do te luftoje per te mbrojtur kete trofe, pasi qe ata kete vit jane zoteruesit dhe fituesit aktual te evenimentit me te madh ne Evrope.

Zidane: Reali do ta fitojë Ligën e Kampionëve

Legjenda e futbollit francez, Zinedine Zidane, i cili ka luajtur te Juventusi dhe te Real Madridi, ka thënë se në edicionin e ri të Ligës së Kampionëve do të jetë përkrahës i Realit. Në fakt, Reali dhe Juventusi janë përfshirë në të njëjtin grup në Ligën e Kampionëve, së bashku me Zenitin dhe Bate Borisowin. "Ndeshja ndërmjet Realit dhe Juventusit do të jetë shumë e fortë. Unë kam luajtur në Torino dhe në Madrid. Do ta shikoj këtë ndeshje me vëmendje të madhe, por do të jem përkrahës i Realit, edhe pse një kohë të gjatë e kam kaluar në Torino", ka pohuar Zidane për të përditshmen italiane "La Stampa". "Juventusi është një klub me histori të madhe dhe ndër klubet më prestigjioze. Jam i lumtur që ky klub është rikthyer sërish në Ligën e Kampionëve dhe mendoj se kjo do të jetë një gjë e mirë për vetë futbollin evropian. Mendoj se bardhezinjtë do të mund të kenë një ecuri të mirë në edicionin e sivjetmë në Ligën e Kampionëve, pasi në radhët e veta ka lojtarë kampionë dhe ata do t'i shërbejnë për të arritur te suksesi. Megjithatë, favoriti im mbetet Reali dhe jam i bindur se madrilenët do të ngrejnë trofeun në Romë", ka përfunduar Zidane, i cili u transferua te Juventusi në vitin 1996 nga Bordaux dhe luajti plotë pesë vjet, për të kaluar më pas te Real Madridi për një shifër rekorde të asaj kohe, 52 milionë funta.

Juvja ia vjedh djalin Barçes

Sipas Sport.es, Juventusi ka fituar konkurrencen me Ajaxin si dhe Manchester Unitedin, per lojtarin blaugrana Iago Falque, lojtare juvenil i radheve te Barcelones. Sipas mediave iberike, 18-vjecari mesfushor ofensiv pritet te nenshkruaje per Zonjen ne oret e ardhshme. Juvja per lojtarin nuk ka zbarkuar as nje shume te hollas, qe dmth se lojtari do t'i bashkangjitet Juves me parametra zero. Lojtari vendosi te kaloje ne Torinon e Juventusit, pas deshires se madhe te Claudio Ranierit, i cili lojtarit i ka premtuar se do te jete pjese e skuadres se pare. Falque neser mendohet t'i kaloje testimet mjeksore, dhe me pas te prezentohet edhe zyrtarisht lojtar i ri i Juventusit.

Nedved i gatshem per Fiorentinen

Mediat italiane theksojne se lojtari i Juventusit, Pavel Nedved ka filluar me stervitjet dhe do te jete i gatshem per ndeshjen me Fiorentinen. Corriere dello Sport lajmeroi se Claudio Ranieri sot eshte pergatitur per ndeshjen me Violet, dhe stervitja e mengjesit eshte mbajtur mbas dyerve te mbyllura. Lajme te mira per Zonjen e Vjeter eshte rikthimi i Nedvedit i cili ka filluar stervitjet dhe pritet te jete fillestar ne ndeshjen e pare per sezonin e ri. Sissoko edhe me tej eshte i lenduar por ai edhe ashtu di ta leshoje ndeshjen per shkak te kartonit te kuq. Pritet qe sulmin ta udheheqin Del Piero dhe Trezeguet, mirepo dilema e vetme per Ranierin eshte pozicioni i mbrojtesit anesor te djatdhe dhe rreth saj a do te luaje Salihamidzic ose Grygera.

Giovinco: Jam i mirë aq sa Messi dhe Aguero

Talenti i ri i Juventusit, Sebastian Giovinco beson se është i mirë aq sa Lionel Messi i Barcelonës dhe Sergio Aguero i Atletico Madridit. Futbollisti 21-vjeçar së shpejti pritet të bëhet njëri nga lojtarët më të mirë në Serie A dhe ai nuk ka ngurruar që ta krahasojë vetën me dy prej lojtarëve më të mirë në Spanjë. "Unë gjithmonë do ta krahasoj vetën me ata dy lojtarë. Ata janë dy superyje, por edhe unë jam si ata", ka theksuar Giovinco për "Tuttosport". "Synimi im është që në fanellën e Juventusit të tregoj vlerat e mia të vërteta. Kam pasur mundësi për të shkuar në ndonjë skuadër tjetër, por vendosa të rikthehem te Juventusi, ngase gjithmonë kam ëndërruar të luaj në fanellën bardhezi", ka theksuar Giovinco, i cili edicionin e kaluar luajti si huazim tek Empoli, ku me paraqitjet e tij zgjoi vëmendjen e madhe të shumë klubeve. Giovinco do të mundohet që të dëshmohet si një pasardhës i Pavel Nedvedit te skuadra e Ranierit.

e enjte, 28 gusht 2008

Tottenham, ne shenjester Iaquinta dhe Arshavin

Tottenham ka vene ne shenjester qendersulmuesin e Juventusit, Vicenzo Iaquinta. Pas blerjes se Rusit Pavvlyshcenko, skuadra londineze ka nje tjeter objektiv qe quhet Iaquinta. Sipas gazetes "Independent", ne listen e Tottenham eshte edhe rusi tjeter Arshavin. Si duket fatlumi per te kaluar tek Tottenham do te jete rusi Arshavin, pasi qe Iaquinta te ardhmen e tij e shej tek klubi bardhezi nga Torino.

Ndeshjet e Juventusit ne Ligen e Kampioneve

Juventusi pasi qe ka siguruar vendin e cila e dergon drejt rruges se 32 skuadrave me te suksesshme te Europes, tashme i njeh edhe konkurrentet e tij qe do te perballet gjate 6 ndeshjeve te para te grupeve te Liges se Kampioneve. Juvja ben pjese ne grupin H, ku do te perballet me Realin e Madridit. Zenitin nga Petersburgu si dhe Bate Borisowin. Europa zyrtare per Juventusin do te startoje me Zenitin, ne stadiumin Olimpico ne Torino, te merkuren me 17 shtator, me fillim ne ora 20:45. Ndeshjen e dyte Juvja do ta kete me Bate Borisowin ne transferte, ndersa me gjigantet spanjol, Realin e Madridit do te perballet ne gjiron e trete dhe te katert. Ndeshja e pare me Mbreterit do te luhet ne Torino, ndersa e dyta do te luhen ne Madrid. Ndeshja e parafundit e Juves do te jete me Zenitin ne San Petersburg, ndersa ndeshjen e fundit te gjiros se gjashte te Liges se Kampioneve te Grupit H, Juventusi do ta kete ne shtepi kunder Bate Borisowit, te merkuren me 12 dhjetor.

Ndeshjet e Juventusit ne Grupin H te Liges se Kampioneve:
E merkure 17 shtator: Juventus-Zenit
E marte 30 shtator: Bate Borisov-Juventus
E marte 21 tetor: Juventus-Real Madrid
E merkure 5 nentor: Real Madrid-Juventus

E marte 25 nentor: Zenit-Juventus

E merkure 12 dhjetor: Juventus-Bate Borisow

Caktohen grupet e Ligës së Kampionëve


Duke kujtuar heroizmin e portierit të Manchester United, Edwin van der Sar, dhe dështimin e kapitenit të Chelseat, John Terry, në finalen e Ligës së Kampionëve në Moskë, është koha të zbulojmë se si do të fillojë rruga e gjatë deri në Romë.

Gjashtëmbëdhjetë skuadra kanë siguruar pjesëmarrjen direkte në Ligën e Kampionëve pas renditjeve sezonale në ligat e tyre, ndërkohë që edhe gjashtëmbëdhjetë sosh janë kualifikuar pas takimeve eliminatore. Si zakonisht 32 skuadra janë ndarë në tetë grupe, me kusht që dy skuadra nga i njëjti shtet të mos jenë në të njëjtin grup. Në grupin A do të garojnë finalisti i vitit të kaluar Chelsea dhe skuadra tjetër e cila po ashtu është eliminuar nga kampioni, Roma. Interi do ta ketë një grup paksa më të lehtë, pasi që kundërshtar më të vështirë në grupin B e ka Werderin. Një grup të ngjashëm e ka edhe Barcelona e cila do të luajë në grupin C. Skuadra e Lorik Canës, Marseille, në grupin D do të ballafaqohet përsëri me skuadrën e cila ia ndaloi kualifikimin në sezonin e kaluar, Liverpool. Kampionët në fuqi kanë një grup relativisht të lehtë nëse vazhdojnë me formën e vitit të kaluar, në grupin E ata do të ndeshen me Nëndetësen e Verdhë. Fiorentina në grupin F duhet të marrë më shumë pikë se Bayerni ose Lyoni nëse dëshiron të vazhdojë më tutje. Arsenali dhe Porto do të jenë kundërshtarët kryesor të grupit G, duke mos e harruar edhe Fenerbahcen. Ndërkohë që në grupin E do të ballafaqohen të rikthyerit në elitën e futbollit evropian, Juventus, kampionët e Spanjës, Real Madrid, dhe kampionët e Kupës UEFA, Zenit St. Petersburg.

Grupet e plota për fazën grupore të Ligës së Kampionëve:

Grupi A

CHELSEA
ROMA
BORDEAUX
CFR CLUJ

Grupi B

INTER MILAN
WERDER BREMEN
PANATHINAKOS
ANORTHOSIS FAMAGUSTA

Grupi C

BARCELONA
SPORTING LISBON
BASEL
SHAKHTAR DONETSK

Grupi D

LIVERPOOL
PSV
MARSEILLE
ATLETICO MADRID

Grupi E

MAN UTD
VILLARREAL
CELTIC
AALBORG

Grupi F

LYON
BAYERN MUNICH
STEAUA BUCHAREST
FIORENTINA

Grupi G

ARSENAL
PORTO
FENERBAHCE
DYNAMO KIEV

Grupi H

REAL MADRID
JUVENTUS
ZENIT ST PETERSBURG
BATE BORISOV

Takimet e para të Ligës së Kampionëve për vitin 2008/2009 do të luhen me 16 dhe 17 shtator, dhe pastaj do të vazhdojnë me 30 shtator dhe 1 tetor, 21/22 tetor, 4/5 nëntor dhe 9/10 dhjetor. Dy skuadrat e para nga secili grup do të vazhdojnë më tutje, ndërsa skuadra e tretë do të marrë pjesë në Kupën UEFA.

Mesfusha i shfac kokedhembje Claudio Ranierit

Juventusi po perballet me krize ne radhet e mesfushes pas lendimeve te Mohamed Sissokos dhe Pavel Nedvedit, te dy kane pesuar lendim gjate stervitjeve. Claudio Ranieri duket i brengosur pas lendimeve te stervitjeve te sotshme te Sissokos dhe Nedvedit, vetem disa dite para ndeshjes kunder Fiorentines. Ne ditet kur pritet Tiago te kaloje ne Monaco, Nedved ne stervitjet me skuadren ne Vinovo, pesoi lendim ne kavilje. Gjithashtu eshte lenduar edhe Momo Sissoko, i cili ka ndier dhimbje te forta ne shpine pas nje dueli me mbrojtesin Zdenek Grygera. Ndeshjen kunder Fiorentines me siguri do ta fillojne Claudio Marchisio dhe Christian Poulsen, ndersa Zanetti dhe Marchionni ende jane gjate periudhes se rikuperimit. Lendimi i Sissokos nuk do t'i brengose edhe aq shume bardhezinjte, pasi qe ai eshte i skualifikuar ne kete ndeshje, pas kartonit te kuq te fituar ne ndeshjen e fundit te sezonit te kaluar kunder Sampdorias. Juvja per momentin eshte ne bisedime me Monacon per huazimin e Tiago Mendesit ne kete skuader, me mundesi pas nje viti ai te jete krejtsisht i blere nga ana e principates.

Secco: Tiago do te kaloje te Monaco

Drejtori sportiv i Juventusit, Alessio Secco ka folur per mediat italiane rreth se ardhmes te portugezit juventin, Tiago Cardoso Mendes. Secco ka thene se eshte arritur akordi nga dy klubet, mirepo thekson se ka mbetur vetem edhe lojtari i cili do te vendos gjithcka. Besoj se cdo gje do te shkoje sipas planit dhe se Tiago do te pranoje nje huazim tek principata ne Monaco, me mundesi pas nje viti t'i blihet kontrata ne menyre permanente. Mirepo Secco eshte i sigurt qe Tiago do te kaloje ne Monaco. Kjo eshte zgjidhja e vetme per te dyja palet - ka mbaruar Secco.

Juve përgatit marrëveshjen për Appiah

Agjenti i Stephen Appiah ka njoftuar se Juventusi është duke përgatitur marrëveshjen për ta risjellë në Torino ganezin.Aktualisht Appiah është transfero i lirë, pasi javën e kaluar ka biseduar për largimin e tij me drejtuesit e skuadrës ku ka qëndruar tre vitet e fundit, Fenerbahce. Mesfushori ka thënë publikisht se është ëndërr e tij që t’i ribashkohet Zonjës së Vjetër, ndërkohë që edhe Juventus është në kërkim të një mesfushori defansiv para se të përfundojë afati kalimtar me 1 shtator.“Dëshirojmë që gjërat të zgjidhen sa më shpejtë që është e mundur dhe të nënshkruhet marrëveshja para të hënës. Ne kemi marrë oferta serioze nga Racing Santander dhe Portsmouth, ndërkohë që kemi telefonata të vazhdueshme nga West Ham, Celtic dhe Everton”. “Ne nuk ngutemi, por Juve duhet të vendosë më shpejt. Si do që të jetë ata po punojnë për një zgjidhje, ndërsa ne do të presim pasi që djaloshi ka dëshirë të madhe të luajë për Zonjën e Vjetër”, ka thënë agjenti i ganezit, Frank Trimboli.

Nedvedi inatoset, Ranieri e fal

Çeku goditi një kanoçe, kur u zëvendësua, por Juvja e zhdramatizoi. Presidenti Cobolli tha se “Zonja” u kthye në shtëpi. Të parin e kanë kurorëzuar në vitin 1563. Ai quhej Masksimilian, dhe u bë mbreti i Hungarisë. Më pas e pati radhën Leopoldi i parë, Jozefi i parë dhe Mari Tereza, të gjithë me kurorën në kokë, në Katedralen e Shën Martinit, në Bratisllavë. Sipas rendit kohor, këtë herë kurora përfundoi mbi kokën e Amauri Carvalho de Oliveiras. Duhej të kishte qenë mbrëmja e tij, dhe ashtu ndodhi. Sa për detaje: Katedralja e Shën Martinit është një mrekulli, ndërsa stadiumi “Tehelne Pole” ishte i dorës së dytë, por për momentin është mirë edhe aq. Amauri u nis për në Europë dhe bëri me fanellën e Juves atë që kishte bërë edhe me fanellën e Chievos: shënoi menjëherë, pas 25 minutash.
MË MIRË FODREK - Në këtë mënyrë, ai e rivendosi ekuilibrin pas një pjese të parë të mërzitshme, e cila u zbukurua disi nga goli i jashtëzakonshëm i Fodrekut. “Mbase rezultati i takimit të parë na bëri të luanin nën tonus, - shpjegoi Ranieri. - Megjithatë, ndihem i kënaqur, sidomos nga mesfusha. Dyshja Poulsen-Marchisio më bindi.” Përfundoi 1-1 goli i Amaurit; mbase nuk ishte edhe aq spektakolar, megjithatë, prapë gol ishte. Për të ishte i pari në ndeshje zyrtare me Juventusin. Braziliani nuk e pati të vështirë të buzëqeshte, madje i dhuroi një buzëqeshje edhe Iakuintës: “Me Vincencon u kuptova shumë mirë në fushë. Tani Ranieri e di se mund të ketë besim te ne”. Në këtë mënyrë, ai tregoi se klubi i ka shpenzuar mirë 22,8 milionë eurot që investoi për ta rrëmbyer nga konkurrenca e Milanit. Bardhezinjtë tani kanë edhe një tjetër “mbret”, i cili do ta ndajë fronin me Del Pieron, Trezeguet dhe Iaquintën, duke krijuar disa probleme bollëku, të cilat në të vërtetë nuk janë aspak probleme.
INATI I NEDVEDIT - Ndërkohë, mendime krejt të kundërta do të jenë bluar në kokën e Nedvedit. Çeku, pasi e shleu pezullimin, u kthye në Europë. Sikurse dihet, Championsi është objektivi, me të cilin ai synon ta mbyllë karrierën e tij të jashtëzakonshme. Mbase për këtë arsye, kur Giovinco zuri vendin e tij në fushë, ai goditi me shkelm një kanoçe me ujë pranë stolit. Por më pas ai u ul në stol dhe priti që të mbaronte ndeshja. Disa kampionë kështu janë: nuk duan të dorëzohen kurrë. Tani Juvja është kthyer me të vërtetë në Champions dhe ai do të ketë mundësi për ta korrigjuar veten. Në fakt, Ranieri i ra shkurt: “Besoj vetëm se donte të qëndronte pak më shumë në fushë; është shenjë force, por unë duhet t’i bëj llogaritë me kampionatin. Të dielën do të shkojmë në Firence…”. Më pas trajneri shtoi: “Dua t’i përgëzoj të gjithë, gardën e vjetër, por edhe Deshampsin, i cili e ringjiti menjëherë këtë skuadër në Serinë A”. Pra, në normalitet, sikurse thekson edhe presidenti Cobolli Gigli: “Po, tani jemi në Champions! Është kjo shtëpia e Juventusit!”.
NDESHJA NË FIRENCE - Mbrëmja u mbyll me kaq: iu dha lamtumira Bratisllavës, kryeqytetit të Sllovakisë, vendit të grabitur për shekuj me radhë nga mbretëritë e Europës Qendrore. Atje, në mesin e dytë të viteve 1400, mbreti Matia Korvino themeloi universitetin e parë hungarez. Nuk dihet nëse ai ka ndonjë lidhje gjaku me Pantaleo Korvinon, drejtorin sportiv aktual të Fiorentinës, por nuk i dihet asnjëherë, sikurse thotë Amauri: “Ndaj Fiorentinës kam luajtur gjithnjë mirë dhe kam shënuar golin që më bëri pak të njohur për të gjithë. Dakord, do të vendosë trajneri, por unë shpresoj të luaj. Përse? Unë di se Juvja është shansi më i madh i jetës time, dhe dua të shënoj çdo të diel”. Ky mund të jetë një sinjal. Fiorentina është paralajmëruar: të dielën do të ketë një “mbret” brazilin, i cili do të kërkojë edhe një tjetër kurorë.

e martë, 26 gusht 2008

Sissoko do ta leshoje fillimin e sezonit

Lojtari i Juventusit, Mohamed lamine Sissoko do ta leshoje ndeshjen e pare te Zonjes se Vjeter per sezonin e ri, informon faqja zyrtare e skuadres. Lojtari, i cili eshte i lindur ne Mali, eshte i denuar qekur ne gjiron e fundit te kampionatit te kaluar, ishte i derguar jashte fushes per shkak te dy kartonave te verdhe (automatikisht i kuq), ku Juvja barazoi me Sampdorian. Lojtari i dikurshem i Liverpoolit do ta ndjek ndeshjen e pare kunder Fiorentines nga tribunat. Pikerisht, kunder "Violeve" Sissoko e ka shenuar golin e pare dhe te vetmin deri ne kete moment ne Itali, kuptohet per Juven.

Garat eliminatore ne ChL: Juvja me barazim i ngjitet grupeve te Championsit


Juvja sonte u perball edhe njehere me Artmedian e Bratisllaves, ku ne ndeshjen e kthimit te garave preliminatore te Liges se Kampioneve, me rezultatin baraz 1-1, iu ngjit grupeve te Championsit. Kjo ndeshje ishte edhe ndeshja e fundit zyrtare e Juventusit ne kete periudhe parasezonale. Juvja luajti aq sa i duhej, nuk shkoi ne rrizik gjate gjithe ndeshjes, mirepo me disa raste per shenim ka mundur t'ia dal mbane fitores ne Sllovaki. Mirepo sikurse Juvja nuk i dha rendesi te madhe kesaj ndeshje, pasi qe ne ndeshjen e pare qe u luajt ne Torino, Juvja pokerizoi sllovaket me rezultatin 4-0, dhe pikerisht kjo mund te jete arsyeja qe kjo ndeshje te mbyllej pa fitues, gjegjesisht pa humbes. Ndeshjen e filluam bukur, me disa raste nga Legrottaglie dhe Nedved, mirepo eshte Fodrek ai i cili e hap rezultatin ne 1-0, me nje gola te shkelqyeshem gjysem akrobatik. Pas shenimit te golit sllovaket filluan te besojne ne mrekulli. Por menjehere dy minuta pas shenimit te golit, Amauri godet shtyllen e kundershtarit me koke. Eshte minuta e 25 ajo e cila cila mbyll cdo enderr. Molinaro gjen Nedvedin, dhe ai me nje krosim te shkelqyeshem gjen Amaurin, i cili me koke mposht portierin kundershtar. Ne kete ndeshje duhet cekur se per Juventusin ka debutuar Marchisio (i cili ka luajtur gjate gjithe ndeshjes) me nje paraqitje fantastike. Ne minuten e 70 ne loje inkuadrohet edhe Sebastian Giovinco, i cili zevendeson cekun Pavel Nedved si dhe Mohamed Sissoko zevendeson Camoranesin. 7 minuta para perfundimit te ndeshjes, Ariaudo hyn ne loje ne vend te Nicola Legrottaglies. Ne fund gjyqtari jep shenje per perfundimin e ndeshjes, dhe me rezultatin 1-1 si dhe ate para 2 javeve ku Juvja shenoi fitore bindese me rezultatin 4-0, Juventusi eshte ai i cili gjen nje vend ne grupet e Championsit, ndersa Artmedia do te qendroje te luaje ne Uefa Cup.

Te dhena rreth ndeshjes Artmedia - Juventus 1-1 (1-1).
Artmedia (4-2-3-1): Kamenaar; Ciskovsky, Salata, Farkas, Burak; Anderson (83' Halenar), Velicky; Obzera (65' Piroska), Kozak, Fodrek; Pospech (80' Cleber). Trajner: Weiss.

Juventus (4-4-2): Buffon; Grygera, Mellberg, Legrottaglie (83' Ariaudo), Molinaro; Camoranesi (70' Sissoko), Poulsen, Marchisio, Nedved (70' Giovinco); Iaquinta, Amauri. Trajner: Ranieri.

Arbiter: Medina Cantalejo (Spanja).
Golashenues:
Fodrek 13' (A), 25' Amauri (J).
Te ndeshkuar me karton te verdhe: Camoranesi (J), Marchisio (J), Salata (A).

Nedved do luajë në Champions

Në listën e lojtarëve bardhezi, të grumbulluar për transfertën e Juventusit në Bratislava ndaj Artmedias, është përfshirë edhe emri i futbollistit çek Pavel Nedved. Mesfushori bardhezi pësoi një dëmtim gjatë trofeut “Birra Moreti”, por me sa duket nuk ka qenë dhe aq serioze sa mendohej në fillim. Kështu që Nedved do të jetë rregullisht në fushë për takimin e dytë të paraeliminatoreve të Ligës së Kampioneve që Juventusi do luajë kundër Artmedias. Kujtojmë që juventinët e kanë fituar ndeshjen e parë, që u luajt në Torino, me rezultatin e pastër 4-0.

Inati i Ranierit, e lë Tiagon në shtëpi

Hapësirë të rinjve dhe mllef kundër Tiagos. Ranieri çon në Bratisllavë “fëmijët” e tij, ku sot do të përballet me Artmedian në ndeshjen e kthimit paraemeilnatore të Championsit (4-0 e para), dhe pavarësisht nga mungesat në mesfushë të Zanetit e Markionit, ka hequr dorë edhe nga portugezi, duke e lënë në Torino. Shenjë kjo, e luftës tashmë pa përjashtim mes lojtarit, që refuzon transferimin dhe klubit. Një luftë që me sa duket nuk po zgjidhet në mënyrë miqësore. Problemi është shumë i qartë: ose Tiago të lërë Juven dhe të pranojë një skuadër ku të kthehet të luajë, ose tribuna do të jetë shtëpia e tij e re. Transferta e Championsit në Bratisllavë në këtë kuptim, është një sinjal i rëndësishëm. Pa disa titullarë dhe me kualifikimin që tani në “xhep”, aktivizimi i portugezit nuk duket një zgjidhje logjike. Ranieri, që mbështet vendimet e klubit, vendosi të bëjë pa mesfushorin dhe të lëshohë në tokën çeke një “bandë” fëmijësh. Edhe pse duket logjike, më mirë disa të rinj të motivuar, sesa një lojtar me përvojë, por i rënë moralisht.

Juvja, me sulmin më të fortë në Europë

Sipas shiftiness, asnjë prej “big”-ëve s’ka ndonjë repart sulmues që të ketë shënuar më shumë se ai i “Zonjës”.

Si ta kishin bërë me fjalë, pronari i Juventusit dhe ai i Interit kanë thënë të njëjtën gjë, për sa i takon forcës së “Zonjës së Vjetër”. “Vjet kishim sulmin më të mirë në Itali, - është krenuar John Elkann në Villar Perosa, - dhe tani e kemë përforcuar atë me Amaurin.” “Juvja kishte një sulm të madh dhe tani i ka shtuar edhe Amaurin,” - nënvizoi, po të shtunën, Massimo Moratti. Ky është një vlerësim i bazuar te shifrat. Me brazilianin (shënoi 15 gola sezonin e kaluar te Palermo) dhe Giovincon (6 gola tek Empoli), që u janë shtuar 49 golave të realizuar nga Del Piero (21), Trezeguet (20) dhe Iaquinta (8), Ranieri ka repartin sulmues më të fortë, jo vetëm të Italisë, por edhe të Europës: plot 70 gola, të gjitha të shënuara në Serinë A.
PËRPARA MESSIT E RONALDOS - Vetëm sulmuesit e Milanit dhe të Mancheste Unitedit kanë shënuar më shumë në kampionatin e kaluar. Por Milani ia del mbanë me 8 lojtarë (duke llogaritur vetëm 5 të parët, si Juvja, arrin në 67), ndërsa 15 prej 77 golave të “djajve të kuq” i ka shënuar Freiser Campbell në kategorinë e dytë angleze me Hull Cityn. Të gjitha skuadrat e tjera të mëdha, nga Liverpooli (59) te Roma (37), në letër nuk kanë ndonjë sulm kaq të frytshëm, përfshi edhe Arsenalin, Interin, Realin, Bayernin, Lyonin dhe Barcelonën. Do të thotë se paketa sulmuese e Juves sheh nga lart-poshtë reparte të përbëra nga kampionë, si Messi, Cristiano Ronaldo, Ibrahimovic, Kakà, Totti, Benzema, Torres, Adebayor, Toni, Raul.
DEL PIERO NË POLE - Që Juventusi është skuadër me prirje sulmuese, kjo u kuptua nga fitorja 4-0 në takimin e parë zyrtar ndaj Artmedias. Por administrimi i kaq shumë golashënuesve është aq delikat, sa që Giovinco është kataloguar si mesfushor, pra si zëvendësi i Nedvedit, kur, në të vërtetë, është sulmues. Dhe merkatoja, gjithashtu është orientuar për t’i krijuar hapësirë aktivizimit të një tjetër sulmuesi në skemën 4 3 3, ndaj u mor një mesfushor, si Poulsen, në mënyrë që të mbulojë mirë boshllëqet. Megjithatë, si fillim do të luhet me rreshtimin 4 4 2; njëri prej dy vendeve i përket Del Pieros. Edhe pse nëpër miqësore nuk ka shënuar asnjë gol, Alexi deri tani ka treguar se është lojtari më në formë nga 5 sulmuesit. Aq e vërtetë është kjo, saqë ai ishte sulmuesi i vetëm që shënoi në takimin e parë zyrtar. Ndërsa ai që ka shënuar më shumë, Amauri (9 gola, prej të cilave 5 ndaj Mexokoronës, 1 ndaj Brondbyt, 1 ndaj B. Dortmundit dhe 2 ndaj Juves B), nuk është ingranuar ende mirë në mekanizmat sulmuese të skuadrës së re. Braziliani është në “luftë” për një vend me Trezeguet dhe Iaquntën, të cilët s’janë ende në formën më të mirë. Por duhet pasur parasysh edhe Giovinco, i cili sapo i është bashkuar grupit me entuziazmin e Lojërave Olimpike dhe në fillimin e kampionatit mund të shkëlqejë me gjendjen e tij fizike, duke qenë se është tejet më i përgatitur se të tjerët.
Një gjë të tillë e nënvizoi John Elkanni dhe e konfirmoi edhe Moratti. Me ardhjen e një golashënuesi si Amauri, reparti sulmues i bardhezinjve është bërë i frikshëm.

e hënë, 25 gusht 2008

Dihen arbitrat per ndeshjen Artmedia - Juventus

Medina Cantalejo do te jete arbitri kryesor ne ndeshjen e neserme te turnit te dyte te garave preliminatore, ndermjet Artmedias se Bratisllaves dhe Juventusit nga Torino. Ndihmes te tij do te jene Jesus Calvo Guadamuro dhe Luis Alberto Gutierrez Perez, ndersa emri i katert i arbitrit ne kete ndeshje do te jete Miguel Angel Perez Lasa. Te katert arbitrat jane nga Spanja.

Juve dëshiron të lirohet nga Tiago

Sipas medieve italiane, Juventusi bën përpjekje të mëdha të lirohet nga Tiago dhe të angazhojë një lojtar të ri në vend të tij. Сorriere dello sport shkruan se drejtuesit e Juventusit shumë shpejt do të kenë takim me Tiagon, gjatë të cilit do ta bindin portugezin të largohet nga klubi. Zonja e Vjetër është e shqetësuar pas refuzimit të lojtarit të kalojë në Everton, ndërsa të njëjtën gjë e bëri edhe me Fenerbahcen, Tottenhamin dhe Newcastlen. Presidenti i klubit, Giovanni Cobolli Gigli, është i bindur se drejtori Jean-Claude Blanc do të arrijë ta bind Tiagon të largohet nga Torino. “Ai e ka aftësinë ta bind Tiagon se më e mirë për të është të pranojë largimin nga klubi”, ka thënë Gigli. Dy nga opsionet më të mundshme në të cilin drejtim mund të lëvizë Tiago janë, Porto, ose Atletico Madrid.

e diel, 24 gusht 2008

Zyrtare: Pasquato kalon tek Empoli

Njeri nder lojtaret me te talentuar te Juventusit, Christian Pasquato sezonin e ardhshem do ta filloje ne radhet e Empolit, skuader kjo e cila do te garoje ne ligen e dyte te Italise. Pasquato mendohet se do te jete pasardhesi i Del Pieros tek Juvja, sot edhe zyrtarisht ka kompletuar transferimin ne radhet e Empolit, ku do te luaje i huazuar per nje vit. Alessio Secco pohoi se kjo do te jete nje ndihmese e madhe per Pasquaton, pasi qe ai po qe se do te vazhdonte te luante tek Juvja, do te kishte mundesine te luaje per ekipin Primavera, ose te jete gjate gjithe sezonit ne pankine. Shpresojme se Pasquato do te rikthehet ne Juventus vitin e ardhshem, sic u rikthye edhe Sebastian Giovinco, i cili gjithashtu sezonin e shkuar ka mbrojtur ngjyrat e Empolit, dhe erdhi me nje profesionalizem dhe me pervoje te madhe. I urojme Pasquatos nje sezon te shkelqyer ne radhet e Empolit, ashtu sic pati edhe Giovinco.

Ranieri: Te gatshem per Artmedian

Trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri ka theksuar se skuadra e tij eshte e gatshme per ndeshjen e kthimit te garave eliminatore te Liges se Kampioneve ku do te ndeshen me sllovaket e Artmedias ne Bratisllave. Juvja ne ndeshjen e pare shenoi fitore bindese me rezultatin 4-0. Autoret e golave ishin Mauro Camoranesi, Alessandro Del Piero, Giorgio Chiellini si dhe Nicola Legrottaglie. Per kete ndeshje i vetmi nga keta kater golashenuesit, nuk do te merr pjese mbrojtesi Chiellini, i cili ne ndeshjen kunder Milanit per Trofeo Berlusconi, mori nje lendim te rende ne gjurin e kembes nga sulmuesi milanez Alberto Paloschi. Ranieri ka zgjedh 22 lojtare per takimin e radhes. Shume lojtare nuk do te jene ne gjendje te jene ne dispozicion te trajnerit Ranieri per kete ndeshje, ku pervec Chiellinit, nuk do te jene edhe Cristiano Zanetti, Marco Marchionni, Jorge Andrade, Jonathan Zebina dhe Tiago. Ndersa Pavel Nedved eshte rikthyer ne dispozicion, pasi qe ne ndeshjen e pare ka qene i skualifikuar per shkak te kartonave te verdhe, por gjithashtu ne ndeshjen me Milanin ne Troffeo Birra Moretti, pesoi nje lendim jo edhe aq te ashper. Ne kete ndeshje do te kene mundesi te luajne edhe tre olimpikasit juventine, Giovinco, Marchisio dhe De Ceglie si dhe i riu Ariaudo, i cili i eshte ngjitur hapave te Juves nga skuadra Primavera.
Te ftuarit e Ranierit ne ndeshjen me Artmedia Bratisllaven:
1 Buffon
4 Mellberg
7 Salihamidzic
8 Amauri
9 Iaquinta
10 Del Piero
11 Nedved
12 Chimenti
13 Manninger
15 Knezevic
16 Camoranesi
17 Trezeguet
18 Poulsen
19 Marchisio
20 Giovinco
21 Grygera
22 Sissoko
27 Ekdal
28 Molinaro
29 De Ceglie
33 Legrottaglie
41 Ariaudo




e shtunë, 23 gusht 2008

Villar Perosa: Juventus A - Juventus B 8-0


Sot ne Villar Perosa eshte luajtur ndeshja tradicionale e Juventineve ndermjet njeri tjetrit, ku Juventusi A ka luajtur me Juventus B skuadra e dyte e Juventusit. Kjo ndeshje luhet per cdo vit ne Villar Perosa, ku eshte percjellur me entusiazem te madh nga tifozet bardhezi si dhe drejtuesit e klubit. Lojtari i cili ka qene i disponuar per loje ka qene i riu Christian Pasquato, i cili ka shenuar 6 gola per Juventusin A, ndersa dy golat tjera i ka shenuar braziliani Amauri. Ndeshja ka mbaruar me rezultatin 8-0. Nje gje e vecante per tu permendur eshte se vellau i Sebastian Giovincos, Giuseppe Giovinco ka luajtur per Juventusin A, ku ka shfaqur nje paraqitje fantastike, duke asistuar ne golin e trete per Juven, ku shenon Pasquato.

Te dhena rreth ndeshjes:
JUVENTUS A-JUVENTUS B 8-0 (3-0)

GOLASHENUESIT: Pasquato 5', 11', 24', 54', 70' dhe 85', Amauri 51' dhe 57' .

JUVENTUS A: Chimenti, Duravia, Mellberg (Legrottaglie 46'), De Paola (Ariaudo 46'), Molinaro (D’Elia 46'), Giuseppe Giovinco (Camoranesi 46'), Sissoko (Marchisio 46'), Ekdal (Poulsen 46'), Daud (Rossi 46'), Trezeguet (Amauri 46'), Pasquato. Ne dispozicion: Piccolo. Trajner: Ranieri.

JUVENTUS B: Pinsoglio, Bamba, Alcibiade, Ferrero, Serino, Boniperti, Pirrotta, Marrone (Lazzeri 69'), Castiglia, Curcio, Immobile. Zevendesuesit (te gjithe ne pjesen e dyte) : Nocchi, Crivello, Mignano, Romano, Silvestri, Gerbaudo, Toukam, Belcastro, Carta. Trajner: Maddaloni.

Legrottaglie: Nuk dua më takime miqësore

Mbrojtësi i Juventusit, Nicola Legrottaglie, ka shprehur mospajtimin e tij për takimet e shumta miqësore para sezonit të ri. Bardhezinjtë kanë qenë shumë të zënë këtë parasezon duke marrë pjesë në shumë turne dhe ndeshje miqësore, ndërsa sot pasdite kanë edhe një tjetër takim kundër Villar Perosa. Ndërkohë, Legrottaglie është i lodhur nga këto miqësore, pavarësisht se disa prej tyre kanë qenë të organizuara nga trajneri i tij, Claudio Ranieri. “Dua ta organizoj edhe një turne në bahçen time”, ka thënë me tallje Legro, duke shtuar: “Nuk mund t’i duroj më këto ndeshje. Nuk dua miqësore tjera!”

e premte, 22 gusht 2008

Alessio Secco: Gjithcka do te varet nga Tiago!

Drejtori sportiv i Juventusit, Alessio Secco ka konfirmuar se ceshtja e Tiagos do te vendos shume gjera ne radhet e juventineve. Ai ka pohuar se eshte arritur marreveshje me Evertonin per transferimin e Tiagos ne radhet e anglezeve, mirepo ishte lojtari ai i cili beri qe gjithcka te deshtoje, pasi qe Tiago deshiron te kaloje ne radhet e Atletico Madridit. Secco per mediat italiane ka thene se Tiago do te jete ai i cili do te zgjedh problemin me merkaton. "Nese Tiago do te largohet, atehere do t'i kthehemi merkatos, mirepo ne qofte se Tiago do te qendroje, atehere merkatoja e Juventusit qe tani ka mbaruar"- ka perfunduar Secco.

Juvja e deshiron Ballackun

Mediat italiane transfetojne se skuadra e Juventusit deshiron te angazhoje lojtarin gjerman te Chleseat, Michael Ballack. Tuttosport zbuloi se ne disa dite te ardhshme drejtuesit e Juves do te takohen me Michael Ballack ne tentim te bindin lojtarin per kalim ne Torino. Por drejtesia e Zonjes se Vjeter duan ta angazhojne gjermanin madje veren e ardhshme kur kontrata e Ballack do te skadoje me Chelsean. Ballack ne momentin eshte duke i punuar 12 muajt e fundit te kontrates me Chelsean dhe lajmeroi se deshiron te qendroje tek Blute deri ne permbylljen e karrieres, por bisedimet per vazhdimin e qendrimit te tij ende nuk kane filluar. Gazeta thote se bardhezinjte do t'i ofrojne Ballackut page vjetore prej 4.5 milione euro, nje shume e pranueshme sepse ne shtator lojtari do t'i mbushe 32 vjet. Mirepo trajneri Ranieri deshiron edhe nje emer te ri ne mesfushe per kete sezone, dhe drejtesia e klubit tashme jane duke shikuar disa opcione te interesanta. Alberto Aquilani dhe Dejan Stankovic jane ne krye te deshirave, por qe te dy jane synime te transferimeve te parealizueshme per shkak te refuzimit nga skuadrat per shitje. Shume opsion real eshte lojtari i Lazios, Christian Ledesma. Argjentinasi eshte ne diskutime me presidentin e Biancocelesteve, Claudio Lotito rreth mundesise skuadra t'i ofroje kontrate te re dhe lajmeroi largimin nga Olimpico.

Giovinco zoteruesi i ardhshem i futbollit Boteror


Lojtari italian i radheve te Juventusit, Sebastian Giovinco mendohet te jete njeri nder lojtaret me te talentuar ne arenen futbollistike boterore. Italiani Giovinco ka marre nofken La Formica Atomica (Bubrreci Atomik). Gjithashtu njihet edhe me emrin MessiDona ( nga krahasimi me Lionel Messin dhe Diego Armando Maradonan). Ai do te jete legjenda e re e Juventusit dhe futbollit italian pa perjashtuar edhe ate evropian dhe Boteror. Giovinco eshte 21 vjecar. Gjatesia e tij arrine numrat e 164 cm ndersa peshon 59 kg. Sezonin e kaluar ka mbrojtur ngjyrat e skuadres italiane Empoli, ndersa prej sezonit te ardhshem do te jete Juvnentin. Drejtuesit e klubit te Juventusit ne mes te javes se ardhshme do t'ia vazhdojne kontraten Giovincos, e cila do te skadoje ne qershor te vitit 2013. Giovinco mori pjese per kombetaren e Italise ne lojerat Olimpike qe u mbajten ne Pekin, ku shenoi nje gol tejet fantastik si dhe shume e shume mjeshteri te shkelqyeshme. Gjithashtu Giovinco para disa muajve sebashku me kombetaren e Italise deri ne 23 vjec mori pjese ne Turneun e Toulonit ne France ku u zgjodh lojtari me i mire i ketij turneu, dhe ndihmoi kombetaren e tij te fitoje vendin e pare. Giovinco debutimin e tij te pare si lojtare primar e ka bere ne vitin 2007 per Juventusin ne ndeshjen me Bolognan, ku Juvja ka shenuar fitore me rezultatin 3-1, ku golin e Trezeguet e assistoi pikerisht Giovinco. Giovinco eshte i lindur ne Torino, ku prej moshes 11 vjecare ka filluar te stervitet ne ngjyrat bardhezi te Juventusit. Me skuadren Primavera(pioniere) me Juventusin, Giovinco ka fituar kampionatin dhe superkupen. Eshte i lindur ne 26 janar te vitit 1987 ne Torino.



Paraqitja e Giovincos ne ndeshjen e Trofeo Birra Morettit me fanellen e Juventusit

Tiago refuzon Evertonin

Refuzimi i transferimit nga ana Tiagos drejt Evertonit i ka xhindosur së tepërmi drejtuesit bardhezi, të cilët mendonin që pas shitjes së Tiagos te klubi anglez, të blinin mesfushorin Appiah. Mesfushori portugez ka vendosur ta refuzojë skuadrën angleze, sepse dëshiron të luajë në Spanjë tek Atletico Madrid, por spanjollët ofrojnë shumë më pak nga ç’ofron Evertoni. Për momentin gjithçka ka mbetur pezull në kampin bardhezi. Me huazimin e Almironit te Fiorentina, Juve mendonte se do arrinte të sistemonte edhe portugezin tek Evertoni, por duke parë refuzimin e këtij të fundit, drejtuesit bardhezi kanë mbetur në mes të katër rrugëve.

e enjte, 21 gusht 2008

Juvja sërish e saktë nga pika e bardhë


Një tjetër ndeshje mjaft zhgënjyese për t'u parë, pa emocione dhe spektakël. Vetë organika e dy ekipeve nuk ta lejonte një gjë të tillë, kur për mjaft futbollistë ishte hera e parë që luanin për ekipin e tyre. Një përballje që nuk dhuroi asnjë gol dhe për më tepër, shumë pak raste për shënim. Këtë herë trofeu "Moreti" shërbeu vetëm për të provuar lojtarët e akademisë dhe asgjë më tepër. Koha e rregullt përfundoi në një barazim pa gola, ndërkohë që nga pika e bardhë e penalltive ishin juventinët, ata që arritën të jenë më të saktë. Pasi gaboi në fillim Massimo Ambrosini, ishte Amauri, ai që gaboi nga pika e bardhë. Gjithsesi, për kuqezinjtë gaboi sërish mbrojtësi Favalli, duke i lejuar kështu djemve të Ranierit që të fitojnë nga 11-metërshat dhe të ngrenë trofeun "Moretti". Në fakt, për bardhezinjtë, suksesi erdhi pikërisht nga pika e bardhë, pasi në të dyja përballjet barazoi pa gola dhe fitoi me 11-metërsha. Një trofe, i cili nuk dhuroi ato emocione si në sezonet e kaluara, pasi as trajnerët nuk menduan që të hedhin në fushën e lojës yjet e tyre, për t'i ruajtur nga dëmtimet e mundshme në këtë prag sezoni. MILAN (4-3-2-1): Kalac, Antonini (23' Pasini), Favalli, Darmian, Albertazi, Ambrosini, Brocchi, Cardacio(23' Straser), Viudez (33' Osuji), Sewdorf, Paloschi. Trajner: Anchelotti JUVENTUS (4-4-2): Chimenti, Salihamidzic (36' Duravia), Legrottaglie, Ariaudo, Molinaro, Rossi, Tiago, Ekdal, Nedved (36' Castiglia), Pasquato, Amauri. Trajner: Ranieri

Juventusi mund Napolin me penallti


Përballja mes Juventusit dhe Napolit ishte me të vërtetë e qetë dhe pa shumë gjallëri, pavarësisht se të dyja skuadra u munduan të jenë sa më aktive në fushën e lojës. Në fakt, Napoli arriti të jetë disi më superior në minutat e para, me aksione të shpejta nga krahët, por pa qenë të saktë në finalizim. Pjesa më madhe e minutave ka qenë mjaft e qetë dhe në fakt vetë rezultati e tregoi këtë gjë, kur 45 minutat u mbyllën në një barazim pa gola. Në gjuajtjet e penalltive ishin bardhezinjtë, ata që arritën të jenë më të saktë, duke fituar përballjen. Në fakt, për Juventusin shënuan të gjithë, ndërkohë që për Napolin, ishte De Zerbi, ai që gaboi nga pika e bardhë dhe pikërisht gjuajtjen e parë për ekipin e tij. Në fakt, të dyja ekipet nuk ishin me lojtarët e tyre më të mirë, duke i dhënë shumë hapësira të rinjve. Ndërkohë që Napoli ka mjaft mungesa, trajneri Ranieri mendoi që të mos i rrezikojë yjet e tij në këtë kompeticion dhe vetë formacioni i hedhur në fushën e lojës e tregoi qartë këtë gjë. JUVENTUS (4-4-2): Chimenti; Legrottaglie, Ariaudo, De Ceglie; Salihamidzhic, Rossi (23' Esposito), Sissoko, Ekdal, Nedved; Amauri, Giovinco. Trajner: Ranieri NAPOLI (3-5-2): Iezzo; Santacroce, Cannavaro, Rinaudo; Montervino, Pazienza, Blasi, Amodio, Vitale; Zalayeta, De Zerbi. Trajner: Reja ARBITËR: Çeli KARTONË TË VERDHË: Esposito


Trofeo Birra Moretti i takon Juventusit


Turneun tradicional, Trofeo Birra Moretti, në të cilin u ndeshën tri skuadra, ajo e Napolit, Juventusit dhe Milanit, e fitoi Zonja e Vjetër nga Torino. Takimi i parë i cili u luajt ndërmjet Juventusit dhe Napolit përfundoi pa gola, mirëpo Bardhezinjtë dolën fitues pas ekzekutimit të penalltive (5-4). Kështu Juventus mori dy pikë ndërsa Napoli vetëm një. Në ndeshjen e dytë ndërmjet Napolit dhe Milanit gjithçka u zgjidh në fund të ndeshjes me anë të golit të Paloschit, i cili ua siguroji kuqezinjve tri pikë, ndërsa napolitanët të udhëhequr nga fati i keq e përfunduan turneun me vetëm një pikë. Gjithçka rreth fituesit të Trofeo Birra Moretti u vendos në ndeshjen e fundit ndërmjet gjigantëve të futbollit italian dhe botëror, Milan dhe Juventus. Pavarësisht se mungonin shumica e yjeve te të dyja skuadrat, rivaliteti ndërmjet tyre është trashëguar edhe te të rinjtë. Te Milan munguan Kaka, Ronaldinho, Pato, Nesta, Flamini etj., ndërkaq te Juventus nuk ishin të pranishëm Buffon, Del Piero, Camoranesi, Trezeguet, Iaquinta, Poulsen etj. 45 minutat (sa ishte kohëzgjatja e një ndeshje) ndërmjet gjigantëve të futbollit, sa i takon lojës ishin të juventinëve, megjithatë ndeshja përfundoi pa gola dhe gjithçka u vendos pas ekzekutimit të penalltive, ku më të saktë ishin përsëri lojtarët e Juventusit duke fituar 5-4.

Appiah enderron rikthimin tek Juvja

Lojtari ganez i radheve te Fenerbahces, Stephan Appiah ka braktisur kontraten me klubin e tij aktual dhe pritet qe se shpejti te gjeje mjedisin per te vazhduar karrieren e tij. Lojtari eshte vene ne kerkim te disa skuadrave italiane, ndersa kohen e fundit disa zera flasin se edhe Juvja eshte e interesuar per ganezin. Appiah ka luajtur ne Juvntus dy vite, kur erdhi ne vitin 2003 nga Brescia dhe u largua ne vitin 2005 per ne Turqine e Fenerbahces. Lojtari pasi qe ka braktisur kontraten me skuadren e tij, sipas rregullores se Fifas do te jete lojtare i lire dhe mund te kaloje ne ndonje skuader pa kurrfare demshperblimi. "Do te ishte nje enderr ne qofte se do te kthehem tek Juvja. Torino eshte vendi im me i pershtatshem dhe te luash per Juventusin do te thote se duhet te luftosh per tituj per cdo vit" - mbaroi Stephan Appiah.

Lendimi i Chiellinit, kthen juventinet ne merkato

Juventusi nuk do te qendroje i pa pregaditur ne asnje aspekt, pas lendimit te Chiellinit i cili do te jete larg fushe per 2 muaj, trejneri Ranieri sheh nje zbrazti ne mbrojtjen e Juves. Shihet se ka nevoje te rikthehet ne merkato per te sjellur sepaku edhe nje mbrojtes. Ne oret e fundit pemenden dy emra Domizzi dhe Terlizzi qe ty dy kane nga 28 vite dhe kerkojne te nderrojne ambientin. Domizzi ne momentin mbron ngjyrat e ekipit te Napolit, nders Terlizzi te Catanias. Qe te dy mbrojtesit jane vene ne qender te drejtuesve te klubit bardhezi, dhe pritet qe se shpejti te pergatitet oferte per lojtaret. Mirepo nuk largohet opsioni i rikthimit te Guglielmo Stendardos tek Juvja. Lojtari nuk eshte ne planet e trajnerit Rossi dhe duket se kjo vere do te jete alarmuese per te ardhmen e tij.

Giovinco prane kontrates se re me Juventusin

Sipas informatave qe vijne nga Italia, Sebastian Giovinco eshte prane nenshkrimit te kontrates se re me Juven me te cilen do te qendroje ne skuader deri ne vitin 2013. Giovinco mendohet per njerin nder lojtareve me shprese te futbollit italian si dhe evropian. Sidoqofte, ardhmeria e tij tek Juvja ishte vene ne pytje, mirepo duket se te gjithe problemet jane tejkaluar dhe ai eshte i gatshem te vazhdoje besnikerine e tij me gjigantin italian. Zerat flisnin se Giovinco deshironte ekonomi me te madhe nga ajo qe kishte ofruar Juvja, klubi ishte gati t'i ofroje page vjetore per vetem 500 000 euro. Situata e tille ishte bukur e percjellur nga gjiganten e Premiel Leagues me ne krye Arsenal. Wenger tek Giovinco shihte edhe nje talent te madh per skuadren e tij. Mirepo, mediat italiane sot theksuan se keqkuptimet jane tejkaluar dhe Giovinco eshte gati te nenshkruaje kontrate te re me klubin. Lajmi i mire per tifozet juventine duhet te zyrtarizohet ne rrjedhe te mesit te javes se ardhshme kur Giovinco duhet ta nenshkruaje kontraten.

Ranieri: Giovinco do ta perfitoje shansen e tij

Trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri thote se ne sezonin e ri do t'i jep gjasa te shumta lojtareve te rinj ne skuader sic eshte Sebastian Giovinco. Giovinco promovoheshte si njeri nder talentet me te medhenj italian per kohen e Lojerave Olimpike ne Pekin, ai se bashku me Paolo De Ceglie dhe Claudio Marchisio jane ardhmeria e Juves. Por disa skeptike kujtohen se lojtaret e rinj do te fitojne gjasa te medha tek Ranieri, strategu me shume beson tek lojtaret e tij me pervoje si Alessandro Del Piero, David Trezeguet, Pavel Nedved dhe Mauro Camoranesi. Disa besojne se kjo politike e Ranierit mund t'i largoje te rinjte nga Juvja sic ishte rasti me Raffaele Palladinon i cili u transferua ne radhet e Genoas. Por Ranieri braktisi keto zera duke numeruar disa emra ne te kaluren te cileve ua ka trasuar rrugen drejt yjeve, thote se ashtu do te jete edhe me Palladinon. "Une ishte ai i cili i nxorri ne drite John Terryn dhe Gianfranco Zolan" - tha Ranieri. "Giovinco mund te luaje per Juventusin njejte sikur qe e beri per kombetaren Italiane ne Pekin dhe ne Empoli" - mbaroi trajneri i Juves.

e mërkurë, 20 gusht 2008

Trofeo Birra Moretti: Ranieri fton lojtaret


Claudio Ranieri ne prag te turneut qe do te mbahet te nesermen ne Neapol te Italise, ka ftuar nje Juventus krejtsisht ndryshe nga herat tjera. Ne kete Juventus do te jene te ftuar gati gjithe ekipi i te rinjeve qe posedon Juvja, me perjashtim edhe te disa lojtareve te skuadres se pare. Ne kete eveniment turneu do te luajne edhe Giovinco dhe De Ceglie te cilet i jane kthyer ngjyrave te klubit te Juventusit dhe do te jene ne dispozicion te teknikut Ranieri. Ndersa do te mungojne Buffon, Chiellini, Mellberg, Zebina, Zanetti, Iaquinta, Del Piero, Andrade, Knezevic, Camoranesi, Trezeguet, Poulsen, Marchisio dhe Marchionni.
Lista e ftuar e Ranierit:
7 Salihamidzic
8 Amauri
11 Nedved
12 Chimenti
13 Manninger
20 Giovinco
21 Grygera
22 Sissoko
24 De Paola
27 Ekdal
28 Molinaro
29 De Ceglie
30 Tiago
33 Legrottaglie
34 Pasquato
35 Esposito
36 Castiglia
37 Duravia
40 Rossi
41 Ariaudo
42 Pinsoglio