e mërkurë, 20 gusht 2008

Tiago sot do të kalojë te Everton

Sipas Gazzetta dello Sport, transferi i dështuar i Juventusit, Tiago Mendes, brenda 24 orëve do të bëhet lojtar i Evertonit. Tiago i është bashkëngjitur Zonjës së Vjetër sezonin e kaluar kur u transferua nga Lyoni për 13 milionë euro duke pasur një vit krejtësisht të dështuar në Itali. Largimi i tij këtë verë ka qenë më se i qartë, derisa më të interesuar për të kanë qenë skuadrat nga Premier League, Everton dhe Newcastle United. Dje është raportuar se Evertoni ka arritur një marrëveshje me Bianconerët për çmimin e Tiagos, ndërsa sot Gazzetta dello Sport ka njoftuar se 27-vjeçari do të jetë pjesë e Evertonit brenda 24 orësh. Everton do të paguajë një milion euro për shërbimet njëvjeçare të Tiagos me mundësinë që në fund të sezonit ta blejë atë për 9 milionë euro.

Nuk ka komente: