e enjte, 21 gusht 2008

Trofeo Birra Moretti i takon Juventusit


Turneun tradicional, Trofeo Birra Moretti, në të cilin u ndeshën tri skuadra, ajo e Napolit, Juventusit dhe Milanit, e fitoi Zonja e Vjetër nga Torino. Takimi i parë i cili u luajt ndërmjet Juventusit dhe Napolit përfundoi pa gola, mirëpo Bardhezinjtë dolën fitues pas ekzekutimit të penalltive (5-4). Kështu Juventus mori dy pikë ndërsa Napoli vetëm një. Në ndeshjen e dytë ndërmjet Napolit dhe Milanit gjithçka u zgjidh në fund të ndeshjes me anë të golit të Paloschit, i cili ua siguroji kuqezinjve tri pikë, ndërsa napolitanët të udhëhequr nga fati i keq e përfunduan turneun me vetëm një pikë. Gjithçka rreth fituesit të Trofeo Birra Moretti u vendos në ndeshjen e fundit ndërmjet gjigantëve të futbollit italian dhe botëror, Milan dhe Juventus. Pavarësisht se mungonin shumica e yjeve te të dyja skuadrat, rivaliteti ndërmjet tyre është trashëguar edhe te të rinjtë. Te Milan munguan Kaka, Ronaldinho, Pato, Nesta, Flamini etj., ndërkaq te Juventus nuk ishin të pranishëm Buffon, Del Piero, Camoranesi, Trezeguet, Iaquinta, Poulsen etj. 45 minutat (sa ishte kohëzgjatja e një ndeshje) ndërmjet gjigantëve të futbollit, sa i takon lojës ishin të juventinëve, megjithatë ndeshja përfundoi pa gola dhe gjithçka u vendos pas ekzekutimit të penalltive, ku më të saktë ishin përsëri lojtarët e Juventusit duke fituar 5-4.

Nuk ka komente: