e mërkurë, 13 gusht 2008
Camoranesi: Mendojmë vetëm për kualifikimin
Mauro German Camoranesi ka rikuperuar dëmtimin e tij dhe sot pritet të zbresë rregullisht në fushë për Juventusin, në një ndeshje të cilën skuadra bardhezi ka dy vjet që e pret. Mesfushori italo-argjentinas beson tek forca e skuadrës së tij, por gjithsesi kërkon kujdes, pasi kundrejt miqësoreve të zhvilluara deri në këtë moment, sfida e sotme mbart në vetvete interesa shumë të rëndësishme. “Kishim shumë kohë që e prisnin një ndeshje të tillë dhe tashmë jemi gati për të fituar pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve. Gjithsesi, kjo nuk do të thotë se rivalët tanë nuk janë të denjë për një kompeticion të tillë, por sigurisht që ne jemi të favorizuarit për të kaluar në fazën e grupeve. Nuk jemi më skuadra e drejtuar nga Fabio Capello, e tejmbushur me kampionë, por gjithsesi shpirti luftarak që karakterizon këtë fanellë mbetet gjithmonë i njëjti”, thotë juventini Camoranesi.
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment