e enjte, 21 gusht 2008

Juventusi mund Napolin me penallti


Përballja mes Juventusit dhe Napolit ishte me të vërtetë e qetë dhe pa shumë gjallëri, pavarësisht se të dyja skuadra u munduan të jenë sa më aktive në fushën e lojës. Në fakt, Napoli arriti të jetë disi më superior në minutat e para, me aksione të shpejta nga krahët, por pa qenë të saktë në finalizim. Pjesa më madhe e minutave ka qenë mjaft e qetë dhe në fakt vetë rezultati e tregoi këtë gjë, kur 45 minutat u mbyllën në një barazim pa gola. Në gjuajtjet e penalltive ishin bardhezinjtë, ata që arritën të jenë më të saktë, duke fituar përballjen. Në fakt, për Juventusin shënuan të gjithë, ndërkohë që për Napolin, ishte De Zerbi, ai që gaboi nga pika e bardhë dhe pikërisht gjuajtjen e parë për ekipin e tij. Në fakt, të dyja ekipet nuk ishin me lojtarët e tyre më të mirë, duke i dhënë shumë hapësira të rinjve. Ndërkohë që Napoli ka mjaft mungesa, trajneri Ranieri mendoi që të mos i rrezikojë yjet e tij në këtë kompeticion dhe vetë formacioni i hedhur në fushën e lojës e tregoi qartë këtë gjë. JUVENTUS (4-4-2): Chimenti; Legrottaglie, Ariaudo, De Ceglie; Salihamidzhic, Rossi (23' Esposito), Sissoko, Ekdal, Nedved; Amauri, Giovinco. Trajner: Ranieri NAPOLI (3-5-2): Iezzo; Santacroce, Cannavaro, Rinaudo; Montervino, Pazienza, Blasi, Amodio, Vitale; Zalayeta, De Zerbi. Trajner: Reja ARBITËR: Çeli KARTONË TË VERDHË: Esposito


Nuk ka komente: