Trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri ka theksuar se skuadra e tij eshte e gatshme per ndeshjen e kthimit te garave eliminatore te Liges se Kampioneve ku do te ndeshen me sllovaket e Artmedias ne Bratisllave. Juvja ne ndeshjen e pare shenoi fitore bindese me rezultatin 4-0. Autoret e golave ishin Mauro Camoranesi, Alessandro Del Piero, Giorgio Chiellini si dhe Nicola Legrottaglie. Per kete ndeshje i vetmi nga keta kater golashenuesit, nuk do te merr pjese mbrojtesi Chiellini, i cili ne ndeshjen kunder Milanit per Trofeo Berlusconi, mori nje lendim te rende ne gjurin e kembes nga sulmuesi milanez Alberto Paloschi. Ranieri ka zgjedh 22 lojtare per takimin e radhes. Shume lojtare nuk do te jene ne gjendje te jene ne dispozicion te trajnerit Ranieri per kete ndeshje, ku pervec Chiellinit, nuk do te jene edhe Cristiano Zanetti, Marco Marchionni, Jorge Andrade, Jonathan Zebina dhe Tiago. Ndersa Pavel Nedved eshte rikthyer ne dispozicion, pasi qe ne ndeshjen e pare ka qene i skualifikuar per shkak te kartonave te verdhe, por gjithashtu ne ndeshjen me Milanin ne Troffeo Birra Moretti, pesoi nje lendim jo edhe aq te ashper. Ne kete ndeshje do te kene mundesi te luajne edhe tre olimpikasit juventine, Giovinco, Marchisio dhe De Ceglie si dhe i riu Ariaudo, i cili i eshte ngjitur hapave te Juves nga skuadra Primavera. Te ftuarit e Ranierit ne ndeshjen me Artmedia Bratisllaven: 1 Buffon 4 Mellberg 7 Salihamidzic 8 Amauri 9 Iaquinta 10 Del Piero 11 Nedved 12 Chimenti 13 Manninger 15 Knezevic 16 Camoranesi 17 Trezeguet 18 Poulsen 19 Marchisio 20 Giovinco 21 Grygera 22 Sissoko 27 Ekdal 28 Molinaro 29 De Ceglie 33 Legrottaglie 41 Ariaudo
Nuk ka komente:
Posto një koment