e martë, 26 gusht 2008

Inati i Ranierit, e lë Tiagon në shtëpi

Hapësirë të rinjve dhe mllef kundër Tiagos. Ranieri çon në Bratisllavë “fëmijët” e tij, ku sot do të përballet me Artmedian në ndeshjen e kthimit paraemeilnatore të Championsit (4-0 e para), dhe pavarësisht nga mungesat në mesfushë të Zanetit e Markionit, ka hequr dorë edhe nga portugezi, duke e lënë në Torino. Shenjë kjo, e luftës tashmë pa përjashtim mes lojtarit, që refuzon transferimin dhe klubit. Një luftë që me sa duket nuk po zgjidhet në mënyrë miqësore. Problemi është shumë i qartë: ose Tiago të lërë Juven dhe të pranojë një skuadër ku të kthehet të luajë, ose tribuna do të jetë shtëpia e tij e re. Transferta e Championsit në Bratisllavë në këtë kuptim, është një sinjal i rëndësishëm. Pa disa titullarë dhe me kualifikimin që tani në “xhep”, aktivizimi i portugezit nuk duket një zgjidhje logjike. Ranieri, që mbështet vendimet e klubit, vendosi të bëjë pa mesfushorin dhe të lëshohë në tokën çeke një “bandë” fëmijësh. Edhe pse duket logjike, më mirë disa të rinj të motivuar, sesa një lojtar me përvojë, por i rënë moralisht.

Nuk ka komente: