Duke kujtuar heroizmin e portierit të Manchester United, Edwin van der Sar, dhe dështimin e kapitenit të Chelseat, John Terry, në finalen e Ligës së Kampionëve në Moskë, është koha të zbulojmë se si do të fillojë rruga e gjatë deri në Romë.
Gjashtëmbëdhjetë skuadra kanë siguruar pjesëmarrjen direkte në Ligën e Kampionëve pas renditjeve sezonale në ligat e tyre, ndërkohë që edhe gjashtëmbëdhjetë sosh janë kualifikuar pas takimeve eliminatore. Si zakonisht 32 skuadra janë ndarë në tetë grupe, me kusht që dy skuadra nga i njëjti shtet të mos jenë në të njëjtin grup. Në grupin A do të garojnë finalisti i vitit të kaluar Chelsea dhe skuadra tjetër e cila po ashtu është eliminuar nga kampioni, Roma. Interi do ta ketë një grup paksa më të lehtë, pasi që kundërshtar më të vështirë në grupin B e ka Werderin. Një grup të ngjashëm e ka edhe Barcelona e cila do të luajë në grupin C. Skuadra e Lorik Canës, Marseille, në grupin D do të ballafaqohet përsëri me skuadrën e cila ia ndaloi kualifikimin në sezonin e kaluar, Liverpool. Kampionët në fuqi kanë një grup relativisht të lehtë nëse vazhdojnë me formën e vitit të kaluar, në grupin E ata do të ndeshen me Nëndetësen e Verdhë. Fiorentina në grupin F duhet të marrë më shumë pikë se Bayerni ose Lyoni nëse dëshiron të vazhdojë më tutje. Arsenali dhe Porto do të jenë kundërshtarët kryesor të grupit G, duke mos e harruar edhe Fenerbahcen. Ndërkohë që në grupin E do të ballafaqohen të rikthyerit në elitën e futbollit evropian, Juventus, kampionët e Spanjës, Real Madrid, dhe kampionët e Kupës UEFA, Zenit St. Petersburg.
Grupet e plota për fazën grupore të Ligës së Kampionëve:
Grupi A
CHELSEA
ROMA
BORDEAUX
CFR CLUJ
Grupi B
INTER MILAN
WERDER BREMEN
PANATHINAKOS
ANORTHOSIS FAMAGUSTA
Grupi C
BARCELONA
SPORTING LISBON
BASEL
SHAKHTAR DONETSK
Grupi D
LIVERPOOL
PSV
MARSEILLE
ATLETICO MADRID
Grupi E
MAN UTD
VILLARREAL
CELTIC
AALBORG
Grupi F
LYON
BAYERN MUNICH
STEAUA BUCHAREST
FIORENTINA
Grupi G
ARSENAL
PORTO
FENERBAHCE
DYNAMO KIEV
Grupi H
REAL MADRID
JUVENTUS
ZENIT ST PETERSBURG
BATE BORISOV
Takimet e para të Ligës së Kampionëve për vitin 2008/2009 do të luhen me 16 dhe 17 shtator, dhe pastaj do të vazhdojnë me 30 shtator dhe 1 tetor, 21/22 tetor, 4/5 nëntor dhe 9/10 dhjetor. Dy skuadrat e para nga secili grup do të vazhdojnë më tutje, ndërsa skuadra e tretë do të marrë pjesë në Kupën UEFA.
Nuk ka komente:
Posto një koment