e mërkurë, 13 gusht 2008

Juve dhe Newcastle pajtohen rreth Tiagos

Sipas “Gazzetta dello Sport”, mesfushori portugez, Tiago Mendes, është shumë afër nënshkrimit për Newcastle United, pasi që skuadra nga Premiershipi ka arritur marrëveshje me Juventusin. Tiago iu bashkëngjit Bianconerëve sezonin e kaluar kur erdhi nga Lyoni për 13 milionë euro, mirëpo ai dështoi plotësisht te Zonja e Vjetër, për këtë arsye Juve e ka nxjerrë në listën e shitjeve që në janar. Të interesuar për mesfushorin juventin kanë qenë edhe Tottenham Hotspur dhe Atletico Madrid, mirëpo siç duket gjigantët italianë kanë gjetur një blerës që i plotëson kërkesat e tyre dhe të Tiagos, dhe ky është Newcastle United. “Gazzetta dello Sport” njofton se Newcastle ka arritur marrëveshje me Juventusin për ta marrë Tiagon në huazim për një vit me mundësinë për ta blerë atë në verën e ardhshme për 10 milionë euro.

Nuk ka komente: