e hënë, 11 gusht 2008

Trezeguet: Nuk i frikësohem konkurrencës

Sulmuesi francez i Juventusit, David Trezeguet gjatë kësaj vere ka ‘fituar’ një konkurrencë të madhe në repartin e sulmit te klubi bardhezi, pas ardhjes së brazilianit të Palermos, Amauri. Megjithatë sulmuesi francez ka pohuar se konkurrenca nuk e frikëson. “Duke pasur parasysh se na presin ndeshjet në kampionat, për kupë dhe në Ligën e Kampionëve, në klub e kanë kuptuar se na duhet edhe një sulmues i spikatur. Amauri është një futbollist i shkëlqyeshëm dhe që nga tash ne të katërtit do të luftojnë për dy vende në përbërjen e parë. Na mbetet neve që të jemi të gatshëm atëherë kur trajneri do të na vendos në fushë. Por, mua asnjëherë konkurrenca nuk më ka frikësuar. Që kur kam ardhur te Juventusi gjithmonë ka pasur konkurrencë të fortë”, ka pohuar Trezeguet.

Nuk ka komente: