e diel, 31 gusht 2008
Del Piero: “Po e pres me padurim këtë kampionat”
Sezoni i ri për kapitenin e Juventusit starton me takimin Fiorentina-Juventus, sfidë e cila për Alessandro Del Piero mbart në vetvete shumë kujtime negative, si ato të një viti më parë, kur ai qëndronte në stol dhe nuk dukej aspak pjesë e projekteve të trajnerit Claudio Raneri: “Padyshim që ajo periudhë nuk ishte aspak e lehtë për mua, – ka thënë Del Piero. – Të gjithë thoshin që nuk isha në formë, por pas disa javësh ndryshuan mendim. Besoj se ato që u thanë për mua më parë, vini nga shpirtligësia e njerëzve dhe se nuk ishin aspak të vërteta. Megjithatë, për mua fjalët nuk kanë shumë rëndësi. Përpiqem të jem gjithmonë gati dhe faktet kanë folur kurdoherë pozitivisht për mua. Aktualisht jam gati dhe kam një uri të madhe për të fituar sa më shumë me Juventusin”, ka përfunduar kapiteni bardhezi i Juventusit.
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment