e shtunë, 16 gusht 2008
Buffon: Me një publik të tillë, shkojmë në finale
Portieri i Juves flet pas paraeliminatores në Champions kundër sllovakëve të Artmedias së Bratislavës Ndaj Artmedias publiku luajti rolin e tij dhe i dha një të shtyrë të rëndësishme skuadrës. “Po, na karikuan shumë. Më erdhi me të vërtetë shumë mirë, teksa shihja dashurinë me të cilën erdhën tifozët në stadium. Njerëzit, tifozët e mëdhenj bardhezinj, na dhanë energji të pabesueshme dhe na përçuan ndjesi tepër të bukura…” Nëse kjo vazhdon kështu gjatë gjithë sezonit, mund të jetë një armë më shumë edhe për skuadrën. “Sigurisht, madje është e pashmangshme. Nëse tifozët e kuptojnë se janë të rëndësishëm kur tregohen kaq pozitivë dhe na japin këtë energji, Olimpico mund të bëhet thuajse i pathyeshëm, duke na ndihmuar të ecim mirë në Kupë dhe në kampionat. Shpresojmë që të ndodhë vërtet kështu.” Por si mund të ndodhë kjo? “Ata duhet të jenë të sigurt se kur këndojnë koret e tyre, si dhe kur u ikën zëri për të na nxitur, ne në fushë japim gjithçka. Dhe këtë e garantoj unë, sepse qëkur kam ardhur te Juvja ka qenë gjithnjë kështu. Më pas nuk mund të fitohet gjithnjë, por nëse i ndjejmë pranë, ne mund të japim më shumë se 100%.” Meqë ra fjala për optimizëm, tifozët të mërkurën në mbrëmje po këndonin: “Na çoni në Romë.” Por, pavarësisht nga fjalët, sa e mundur është kjo? “Gjithçka është e mundur. Tekefundit, Championsin e ka fituar edhe Porto në finale ndaj Monacos… Besoj se shpresa ka. Dhe ne po i ushqejmë ato, sepse jemi të bindur se mund ta themi fjalën tonë. Më pas, mund të ketë edhe skuadra më të organizuara e më të forta, por nuk fiton gjithnjë më e forta…”.
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment