e mërkurë, 20 gusht 2008

Claudio Ranieri: “NUK JEMI 100 % ne forme”

Mendja e trajnerit të Juventusit, Claudio Ranieri, rreh pa pushim për Ligën e Kampioneve, aq sa edhe kur i flet për një trofe miqësor si “Birra Moretti”, për të cilin do të përballet me Milanin dhe Napolin, flet sikur kjo të ishte një ndeshje e luajtur nën petkun e Ligës së Kampioneve: “Jemi të lumtur që do marrim pjesë në këtë eveniment, sepse na kujton Evropën. Pastaj, këto takime për ne janë antipasta e Ligës së Kampioneve”. Më pas, kreu i pankinës juventine ka bërë një përmbledhje të gjendjes fizike të skuadrës së tij: “Nuk jemi në 100% të formës sonë, megjithatë kjo ndeshje do të shërbejë si një test i rëndësishëm në prag të kampionatit”. Por përpara se Juventusi të debutojë në Serinë A, do i duhet të luajë ndeshjen e kthimit të para-eliminatoreve të Ligës së Kampioneve. Ja si shprehet Ranieri për këtë: “Jam i kënaqur me atë fitore që morëm kundër Artmedias. Tani duhet të përqendrohemi në maksimum për ndeshjen e kthimit, në mënyrë që ta presim përfundimisht biletën për në Evropë”.

Nuk ka komente: