e enjte, 21 gusht 2008

Juvja sërish e saktë nga pika e bardhë


Një tjetër ndeshje mjaft zhgënjyese për t'u parë, pa emocione dhe spektakël. Vetë organika e dy ekipeve nuk ta lejonte një gjë të tillë, kur për mjaft futbollistë ishte hera e parë që luanin për ekipin e tyre. Një përballje që nuk dhuroi asnjë gol dhe për më tepër, shumë pak raste për shënim. Këtë herë trofeu "Moreti" shërbeu vetëm për të provuar lojtarët e akademisë dhe asgjë më tepër. Koha e rregullt përfundoi në një barazim pa gola, ndërkohë që nga pika e bardhë e penalltive ishin juventinët, ata që arritën të jenë më të saktë. Pasi gaboi në fillim Massimo Ambrosini, ishte Amauri, ai që gaboi nga pika e bardhë. Gjithsesi, për kuqezinjtë gaboi sërish mbrojtësi Favalli, duke i lejuar kështu djemve të Ranierit që të fitojnë nga 11-metërshat dhe të ngrenë trofeun "Moretti". Në fakt, për bardhezinjtë, suksesi erdhi pikërisht nga pika e bardhë, pasi në të dyja përballjet barazoi pa gola dhe fitoi me 11-metërsha. Një trofe, i cili nuk dhuroi ato emocione si në sezonet e kaluara, pasi as trajnerët nuk menduan që të hedhin në fushën e lojës yjet e tyre, për t'i ruajtur nga dëmtimet e mundshme në këtë prag sezoni. MILAN (4-3-2-1): Kalac, Antonini (23' Pasini), Favalli, Darmian, Albertazi, Ambrosini, Brocchi, Cardacio(23' Straser), Viudez (33' Osuji), Sewdorf, Paloschi. Trajner: Anchelotti JUVENTUS (4-4-2): Chimenti, Salihamidzic (36' Duravia), Legrottaglie, Ariaudo, Molinaro, Rossi, Tiago, Ekdal, Nedved (36' Castiglia), Pasquato, Amauri. Trajner: Ranieri

Nuk ka komente: