e martë, 2 dhjetor 2008

Ikona e Juves do të vazhdojë me rekorde

Kapiteni i Juventusit, Alessandro Del Piero, vazhdon të thyeje rekorde javë pas jave, dhe thotë se ai do të vazhdojë kështu edhe pas golit të 250-të të cilin e shënoi në takimin kundër Regginës. Del Piero mban rekordin për më shumë paraqitje dhe është golashënuesi i të gjitha kohërave i Zonjës së Vjetër, ndërkohë që pohon se nuk e ka në plan të ndalojë në një të ardhme të afërt. “Nuk mësohem me këto statistika. Çdo rekord i ri sjell një emocion në vete”. “250 gola janë shumë për një sulmues dhe të gjithë janë të rëndësishëm, por në radhë të parë vjen skuadra dhe rezultatet e ndeshjeve. I mbaj mend të gjithë golat dhe nuk mund ta zgjedh më të mirin”. “Dëshiroj t’i falënderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur gjatë këtyre viteve. Jam i lumtur, por nuk mund të ndalojmë këtu. Unë e kam gjithmonë bindjen se rezultati më i mirë dhe goli më i bukur do të vijë nesër”, ka thënë sulmuesi italian.

Nuk ka komente: