e enjte, 11 dhjetor 2008

Del Piero përfshihet në listën kundër BATE-s


Kapiteni i Juventusit, Alessandro Del Piero, është rikuperuar për të qenë i gatshëm në ndeshjen e të mërkurës mbrëma, të cilën skuadra e tij e zhvillon në Torino kundër BATE Borisov. Ikona e Juventusit e ka mposhtur sërish moshën e tij për t’u rikuperuar shpejtë nga lëndimi me qëllim që të jetë në dispozicion të skuadrës e cila identifikohet me emrin e tij. ‘Djaloshi i Artë’ mungoi në ndeshjen e vikendit që shkoi kundër Lecces, pasi e kishte lënduar muskulin, dhe ekzistonte frika se do të mungonte edhe kundër BATE-s në mesjave, si edhe në derbin e fundjavës kundër Milanit. Mirëpo ‘hajmalia’ e Juves është i gatshëm të luajë që nesër dhe është përfshirë në listën e Ranierit për takimin që do të zhvillohet të mërkurën në Stadio Olimpico të Torinos. Nuk dihet nëse Del Piero do të inkuadrohet kundër BATE-s, pasi që Juve tashmë e ka siguruar kualifikimin e mëtutjeshëm dhe ndoshta Ranieri nuk do të rrezikojë me sulmuesin kryesor, por është i sigurt inkuadrimi i tij kundër Milanit në fundjavë.

Nuk ka komente: